Burrel- Mbërrin i pajetë në spitalin e Burrelit 53 vjeçari Ibrahim Migla banues në njësinë Komsi-Mat.
Mjekët pasi verifikuan se 53 vjeçari ishte i pa jetë, kanë njoftuar policinë rreth orës 18.30.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku ka rezultuar se është dërguar në spital pa shenja jete ashtu siç ishin informuar.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Ibrahim Migla punonte roje në një godinë te "Ish parku i mallrave", dhe duke zbritur shkallët dyshohet se është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet paraprake ngjarja dyshohet se është aksidentale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë Mat po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com