Burrel, Rama: Rilindje ose
rrënim i mëtejshëm

Burrel, Rama: Rilindje ose<br />rrënim i mëtejshëm
BURREL - Kryetari i Partisë Socialiste u ndal në Burrel, ku u dorëzoi 250 të rinjve kartën e anëtarësisë së PS.Gjatë këtij takimi, kreu i opozitës para të rinjve tha se duke marrë sot kartën e anëtarësisë, ata bëhen Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Një politikë që ju ngjan juve gjithmonë e më pak dhe që ka ardhur në pikën që nuk ju ngjan fare as juve as prindërve tuaj, as ëndrrave dhe shpresave tuaja, as dëshirave dhe ambicieve të prindërve tuaj, është një politikë që duhet të marrë fund dhe që do të filloj të marrë fund kur ti jepet fund kapitullit të kësaj qeverisjeje poshtëruese për inteligjencën e shqiptarëve dhe për ëndrrat, shpresa, nevojat, shqetësimet dhe ambiciet e tyre legjitime”, u shpreh Rama.

Sipas tij, secili nga të rinjtë është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe nëse bëhen përfaqësues të vizioneve krejt të ndryshme, sepse zgjedhja është e qartë ose një Rilindje Shqiptare ose një rrënim i mëtejshëm, ose punësim real ose një milion të papunë, ose taksa të ndershme ose një taksë e sheshtë e cila po shkatërron të varfrit dhe po e mbyt shtresën e mesme të shoqërisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena