BURREL- Tjetër shpërthim me lëndë plasëse. Automjeti i një punonjësi të SHISH në qytetin e Burrelit është bërë objektiv i një shpërthimi më lëndë plasëse mbrëmjen e sotme.
 
Automjeti tip “Benz 190” në pronësi të shtetasit Lumturi Sula, ka qenë i parkuar përpara një pallati në lagjen “Partizani” në qendër të qytetit.
 
Burime pranë policisë bëjnë me dije se dy të rinj kanë hedhur kapsollë dinamiti në pjesën e përparme të automjetit dhe janë larguar një drejtim të paditur.
 
Si pasojë shpërthimit nuk janë shënuar të lënduar, por është dëmtuar pjesa e parakolpit të mjetit.
 
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin autorëve të saj.
 
SHPËRTHIMI NË BURREL, REAGON MINISTRIA E BRENDSHME
Lidhur me shpërthimin në Burrel ka reaguar edhe Ministria e Brendshme. Sipas këtij dikasteri “nuk ka pasur shpërthim tritoli, por persona të paidentifikuar hodhën një kapsollë miniere”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)