Tritol lokalit në Burrel, policia: U hodh nga dritarja e tualetit

BURREL - Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Burrelit mbrëmjen e të dielës. Nga lënda plasëse nuk raportohet për të lënduar, por shpërthimi ka dëmtuar xhamat e disa banesave në lagjen "Partizani", pranë shkollës "31 korriku".

Policia njofton se lënda eksplozive i ishte vënë një lokali, që ishte marrë me qira nga 35-vjeçari S. L. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë krehur zonën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 





Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22.05  në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal  në lagjen "Partizani" në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se:  Në  lagjen 'Partizani', Burrel,  në lokalin 'Bar-Kafe', të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga  dritarja e tualetit të lokalit  është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka  shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërko janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion