BURREL-Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos.
Aksidenti ndodhi pas tentativës për të parakaluar të një 26-vjeçari, që shkaktoi aksidentin dhe që më pas u arrestua.
Sipas policisë, Drilon M. 26 vjeç, banues në Burrel është arrestuar, pasi duke drejtuar automjetin tip 'Audi', është futur në parakalim dhe për pasojë është përplasur me automjetin tip 'Benz', me drejtues B.G. 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve janë dëmtuar lehtë dhe jashtë rrezikut për jetën dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com