Burri i deputetes së PS, Ermonela Felaj, bëhet prokuror me vendim gjykate

Burri i deputetes së PS, Ermonela Felaj, bëhet prokuror me vendim gjykate

Ermonela Felaj dhe bashkëshorti Bledar Valikaj

Bledar Valikaj,bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, ka fituar të drejtën për t'u bërë prokuror. Valikaj ka përdorur të gjithë “gurët”, ku pasi ka dështuar në vitin 2015, burri i deputetes së PS, i është drejtuar Gjykatës Administrative në Tiranë, me qëllim kundërshtimin e vendimit të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili në 2015 refuzoi të dekretojë Valikaj nga oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror.

Kaq ka mjaftuar që burri i deputetes ta kundështojë në gjykatë. Shqiptarja.com mëson se në 6 shkurt 2019 gjykata administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin nr. 2547, datë 23.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë, me saktësimin e pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit, në këtë mënyrëetyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj.

Vendimi i Gjykatës Administrative në Tiranë për Bledar Valikajn

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • reformaleshit: 21/02/2022 15:40

    sa e cuditshme eee, me 06.02.2019 u shpall vendimi, me 18.06.2019 u konfirmua k/hajduti anetar i trupes k.selita, i cili kishte 16 muaj qe shtynte vendimin duke kercenuar keshilltaret ligjore te KPK-se

    Përgjigju
  • Civil: 08/02/2019 10:58

    Fshatarsi e lumtur, fytyra që nuk kanë për tu rregulluar kurrën e kurrës.. Paraja nuk rregullon dot shpirtligësin dhe pamjen e jashtme që reflektohet nga ata që jemi brënda.

    Përgjigju
  • sapa: 08/02/2019 08:34

    Vend kriminelesh.Shqiptare te ndershem.Ikni nga vendi i ndyre dhe filloni nje jete te re per ju dhe femijet tuaj pa korrupsjon ne cdo vend jashte territorit shqiptar!Ky vend nuk BEHET!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën