TIRANË- Aktivistja e pozicionuar në krah të Sali Berishës, Evi Kokalarit ka paralajmëruar një padi në SPAK për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. E gjitha ka ardhur pas akuzës së deputetit, se bashkëshorti i Kokalarit është i lidhur me Partinë Agimi i Artë.
Kjo sipas Kokalarit është shpifje dhe nuk është gjë tjetër përveçse një degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-së.
“Kjo padi ndaj Ervin Salianji do të depozitohet në SPAK ditën e hënë. Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem. Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në 11dhjetor.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.
Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM)) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani”, shkruan Kokalari.
BRAVO EVIS..NUK DUROHEN DY PALACOT DHE PROSTITUTAT E PD..SALIANJI DHE DUMA...
Përgjigju