SHBA - Romantiku Paul Brockman i ka bërë dhurata të pakrahasueshme bashkëshortes së tij Margot gjatë 56 viteve të tyre të martesës.

78-vjeçari ka dashur që gruaja e tij 76-vjeçare të vishte fustan të ndryshëm çdo herë që ata shkonin për të vallëzuar. Kështu që, me kalimin e viteve, numri i fustaneve ka shkuar në 55 mijë të tilla.

"Për dashurinë e jetës time, Margot, blija fustane kudo që shkoja", thotë Paul.

Mirëpo, problemet shëndetësore dhe shpenzimet e mëdha, kanë bërë që çifti nga Los Angeles të nxjerrë në shitje koleksionin e fustaneve.


(v.gj/shqiptarja.com)