SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuritë e Ardian Zykajt, pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Aflredo Hamazit, i goditur nga Prokuroria e Posaçme së bashku me grupin e Luçiano Koçekut.

Ardian Zykaj rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike e në pastrimin e parave të pista nëpërmjet bizneseve të tij.

Pasuritë e sekuestruara
Gomone
Pjesa takuese në një sipërfaqe trualli
17 llogari bankare
Gjendja në llogaritë bankare  të shoqërive të lidhura me Ardian Zykajn:
- 2 A Construction - 3 llogari
- Kolegji parauniversitare Pavarësia Vlorë - 6 llogari
- Pear 2019 - 4 llogari
- ALB SOLUTION JUG – 1 llogari


Lajmi kryesor:

LISTA/ Sekuestrimi më i madh i pasurive nga SPAK ndaj 2 grupeve të trafikut të drogës! Mbi 100 mln € troje, apartamente, vila e llogari bankare! 128 mln € nga paratë e tokave që Shehu shiti në Zvërnec