'Burri më dhunonte kur isha shtatzënë, humba fëmijën', dëshmia tronditëse e 40-vjeçares, në 'Report TV' dhe apeli për gratë e tjera: Gjeni forcën të shpëtoni

Report Tv sjell rrëfimin ekskluziv të një gruaje shkodrane, dje të dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa sot me zërin e fortë të protestës ndaj të gjitha grave që mund të kenë heshtur si ajo dikur. Gruaja rrëfen se është dhunuar edhe gjatë shtatzënisë. Që prej kohës kur mbeti shtatzënë, e deri më sot, nëna e dy fëmijëve nuk ka kaluar asnjë ditë të qetë. Momenti më i vështirë për të do të mbetet humbja e foshnjës së palindur, për shkak të dhunës barbare nga ish-bashkëshorti.

"Dhuna në familje tek unë ka filluar që kur kam ngel shtatzënë deri ditën kur jam ndarë. "Non stop", dhunë fizike dhe psikologjike. Më tepër ka qenë dhuna fizike për mosardhjen në jetë të fëmijëve dhe probleme të ndryshme, pijet alkoolike...dhuna ka qenë sistematike. Shumë here kam shkuar për lindje të parakohshme në spitale, por nuk kam pas forcën për të bërë denoncim....", tregon gruaja.

Por, çfarë e pengonte 40-vjeçaren të bënte denoncim?

"Ai më thoshte të vras vëllanë. babën, vazhdimisht ky presioni, duke hëngër këtë presion kam qendrur nën dhunë. Unë për vete e kam duruar, por kur erdhi puna tek fëmijët thashë "Stop!". Fëmijët ishin të porsalindur ai i shkapiste se nuk dinte ca bënte kur ishte me kriza, rrihte njërin e rrihte tjetrin. Nuk e kam denoncuar asnjëherë në polici se kam pasur frikë gjithmonë dhe unë gjithmonë kam luftuar e vetme", vijon ajo.

Presioni ndaj gruas së dhunuar për vite me radhë, vijon edhe sot. Edhe pse ajo është divorcuar, edhe pse po i rrit 2 fëmijët e saj në një qendër sociale, mes vështirësish të papërshkrueshme...

Po vazhdon edhe sot edhe pse ka 6 vite që jam ndarë, por sot nuk e kam më frikë...Njeriu duhet me qenë vetvetja se kur nuk je vetvetja nuk mundesh me bë asgjë. Unë e kam bërë për hatrin e fëmijëve...

40-vjeçarja, në intervistën për Report Tv u bën thirrje grave të mos bëjnë gabimin e saj, por t’u ikin kthetrave të dhunës

"Në radhë të parë të jenë vetvetja të marrin forcën, të shohin dhe ardhmen e fëmijëve. Sepse nëse të bën presion në familje, asgjë nuk e gjen askënd. Po kështu frika tjetër e femrave është se pasi të ndahen mbeten pa shpi, por duhet tu drejtohen qendrave, sepse shtet nuk kemi me na mbështet nga ana financiare. Gruaja duhet të gjejë forcën, sepse kur ka dhunë në familje çdo gjë tjetër ka marrë fund", rrëfen mos emocionesh nwna e 2 fwmijwve.  

Një apel të fortë, nëna e dy fëmijëve e ka edhe për shtetin

"Shteti thotë "dil e puno", por nuk merr parasysh se gratë e dhunuara mund të kenë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë ku ti lënë... Çdo apel për ndihmë nga shteti deri tani ka rënë në vesh të shurdhët, por e mira është që edhe media ta trajtojë këtë teme sepse zëri i grave të dhunuara duhet të dëgjohet!

Intervista e plotë

Si nisi dhuna si u përballet?

Dhuna në familje tek unë ka filluar që kur kam ngel shtatzënë deri ditën kur jam ndarë. "Non stop", dhunë fizike dhe psikologjike. Më tepër ka qenë dhuna fizike për mosardhjen në jetë të fëmijëve dhe probleme të ndryshme, pijet alkoolike...dhuna ka qenë sistematike. Shumë here kam shkuar për lindje të parakohshme në spitale, por nuk kam pas forcën për të bërë denoncim....

Çfarë ju pengonte?

Presioni nga ish-bashkëshorti. Sepse ne kemi një familje, ajo familja ishte pika kryesore që unë e haja presionin deri një ditë që thashë të bëhet çfarë të bëhet, ai më thoshte të vras vëllanë babën, vazhdimisht ky presioni, duke hëngër këtë presion kam qëndruar nën dhunë. Unë për vete e kam duruar, por kur erdhi puna tek fëmijët thashë "Stop!". Fëmijët erdhën në jetë me sakrificë. Fëmijët ishin të porsalindur ai i shkapiste se nuk dinte ca bënte kur ishte me kriza, rrihte njërin e rrihte tjetrin. Aty mendova se është e kotë me e shty më gjatë se pas lindjes së fëmijëve ai u bë më keq. Nuk e kam denoncuar asnjëherë në polici se kam pasur frikë gjithmonë dhe unë gjithmonë kam luftuar e vetme.

Si erdhi zgjidhja?

Pak e vështirë zgjidhja por ia kam dalë! Kur vendosa me e lënë bashkëshortin shumë njerëz ishin kundër se nuk e dinin dhunën që unë përjetoja. Kur kam vendos këtë gjë e kam vendos e vetme dhe thashë "Stop!" edhe se do të vazhdoj të vuaj njëfarë kohe dhe atëherë në një fare mënyre do ia dalim fëmijëve (unë dhe fëmijët), por shyqyr zotit ka edhe njerëz të mirë.

A vazhdon presioni?

Po vazhdon edhe sot edhe pse ka 6 vite që jam ndarë, por sot nuk e kam më frikë...Njeriu duhet me qenë vetvetja se kur nuk je vetvetja nuk mundesh me bë asgjë. Unë e kam bërë për hatrin e fëmijëve...

Apeli juaj për gratë e dhunuara?

Thirrja ime për gratë: Në radhë të parë të jenë vetvetja të marrin forcën, të shohin dhe ardhmen e fëmijëve. Sepse nëse të bën presion në familje, asgjë nuk e gjen askënd. Po kështu frika tjetër e femrave është se pasi të ndahen mbeten pa shpi, por duhet tu drejtohen qendrave, sepse shtet nuk kemi me na mbështet nga ana financiare. Unë kam ardhur në një shoqatë dhe më kanë strehuar, unë punoj gjatë ditës dhe fle tek qendra bashkë me fëmijët e mi. Gruaja duhet të gjejë forcën, sepse kur ka dhunë në familje çdo gjë tjetër ka marrë fund. Unë e kam marrë një mbështetje nga bashkia dhe qendra sociale, por shteti duhet të marrë masa se gratë e dhunuara jetojnë në plastmas pa ngrënë pa pirë, fëmijët vuajnë, por shteti nuk bën asgjë. Shteti thotë "dil e puno", por nuk merr parasysh se gratë e dhunuara mund të kenë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë ku ti lënë... Çdo apel për ndihmë nga shteti deri tani ka rënë në vesh të shurdhët, por e mira është që edhe media ta trajtojë këtë teme sepse zëri i grave të dhunuara duhet të dëgjohet!

 

Intervista e plotë

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit