POGRADEC - Zamir Çekani gjatë marrjes në pyetje ne polici ka treguar të gjithë dinamikën e vrasjes se bashkeshortes se tij 28-vjecare Liries, mbremjen e se shtunes ne fshatin Proptisht te Pogradecit. Ai ka rrefyer se ka qene i denur ne momemtin kur ka kryer krimin makaber. Sipas tij gjithcka ka ndodhur ne gjaknxehtesi e siper pas debateve te shumta ne familje. Ne sherr e siper ai ka lidhur me llastik gruan dhe me pas e ka goditur disa here me thike ne parakrah. Gjithe skena e rende ka ndodhur ne prani te femijeve. "Une isha i dehur, kisha pire. Ajo here pas here me kthente fjalen dhe debatuam, me hipi gjaku ne koke dhe e godita me thike, me pas e mbyta me llastikun e tutave te pantallonave", - mesohet te jete shprehur Cekani para hetuesve.
Ngjarja
Mosmarrëveshjet banale prej mëse një muaji kanë çuar në krimin e radhës brenda familjes. Një burrë 38-vjeçar mbyti me litarin e teshave bashkëshorten e tij 28-vjeçare dhe e qëlloi atë disa herë në parakrah me thikën e bukës. Krimi brutal ndodhi pasditen e kësaj të shtune (15 gusht) në fshatin Proptisht të Pogradecit. Sipas policisë, Zamir Çekani vrau nënë e tre fëmijëve të mitur, Lirien, gjatë grindjes të nisur mes tyre në banesë për motive banale. Sipas policisë, gruaja dyshohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e mbytjes. Pas krimit 38-vjeçari ka hedhur thikën jashtë banesës, e cila për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë ende nuk është gjetur nga policia.
Të parët që janë nisur drejt shtëpisë së ciftit Cekani ishin kryeplaku dhe infermierja e fshatit, të cilët e kanë gjetur të pajetë në banesë Lirien pak minuta pasi kishte ndodhur krimi i rëndë. Me të mbërritur në banesën e families Çekani, policia arrestoi autorin Zamir Çekani i cili nuk ishte larguar nga banesa ku kreu vrasjen e bashkëshortes së tij.
Burri kishte pire ne lokal, masakroi gruan ne sy te femijeve
38-vjeçari pasi kishte kaluar disa orë në klubin e fshatit ka shkuar drejt banesës në gjëndje të alkoolizuar. Pasi ka shkuar në banesë është turrur drejt bashkëshortes së tij duke i kërkuar ushqimin edhe pse kjo e fundit i kishte bërë gati gjithçka. Në gjendje të dehur gjatë debateve 38-vjeçari fillimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas ka marrë nga kuzhina thikën dhe ka goditur disa herë mbi trupin e bashkëshortes ne sy të fëmijëve.
Familjaret detyruan vajzen te kthehej te burri dhunues
Lirie Çekani nëna e tre fëmijëve të mitur prej vitesh jetonte në kushte ekstreme dhe nën dhunën e vazhdueshm të bashkëshortit ndërsa kishte tentuar disa herë të largohej nga martesa e saj. Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë detyruar vajzën e tyre të kthehej pranë bashkëshortit pa marë parasysh dhunën që ushtrohej çdo ditë mbi vajzën e tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO