Bursa e Milanos paraqet rënie
pas rezultateve zgjedhore

Bursa e Milanos paraqet rënie <br />pas rezultateve zgjedhore
ITALI - Të martën bursa e Milanos është çelur në rënie pas rezultateve të zgjedhjeve dhe fantazmës së paqëndrueshmërisë në qeverisje.

Indeksi Ftse Mib ka humbur me 5%. Shumë tituj nuk arrijnë dot të qëndrojnë në garë pasi ka rënie të forta.

Edhe Bursa e Parisit është hapur me ulje të konsiderueshme. Bien edhe bursat aziatike me frikën që rezultatet e zgjedhjeve italiane të sjellin një fazë të re joqëndrueshmërie. Tokio humbet 2.26 % ndërsa Hong Kong me 0.98 %.

Ndërsa monedha Euro humb vlerë në krahasim me dollarin amerikan. Diferenca mes vlerës së thesarit italian dhe atij gjerman ka arritur 326.
Analistët thonë se paraliza qeverisëse në Itali mund të ringjallë krizën e borxhit të eurozonës.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Policia zhvendos protestuesit nga Bashkia e Tiranës, vendosen ‘gardh’ para militantëve të Berishës

Policia zhvendos protestuesit nga Bashkia e Tiranës, vendosen ‘gardh’ para militantëve të Berishës