Bursa studimi për fëmijët
e policëve të rënë në detyrë

TIRANE - Policia e kryeqytetit në kuadër të mbështetjes së familjeve dhe fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës ka zhvilluar takimin e mbështetjes me bursa për studentët më të mirë.

Në partneritet me Institutin e Gjuhëve të Huaja, Drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë, ofron kurse trajnimi të gjuhëve të huaja si (Anglisht, Gjermanisht dhe Italisht) për fëmijët e punonjësve të policisë së qarkut të Tiranë, me metodat dhe mbrojtje të gjuhëve si : Sat ; Toefl ; Fce ; lets ; etj.

Ky aktivitet vjen në vazhdën e mbështetjes për familjet e policëve, ndërsa me fjalën e tij drejtori i policisë së Tiranës, z.Bernard Caushaj vlerësoi bashkëpunimin me partnerët e bizneseve private duke premtuar që këtë iniciativa bamirësie nuk do të mungojnë në asnjë moment.

Ndërsa zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, koordinatore e këtij bashkëpunimi tha sot për mediat se veç mbështetjen me bursa për gjuhët e huaja ky partneritet do të krijojë edhe mundësi punësimi si brenda dhe jashtë vendit nga agjenci të huaja.


policia tirane
Në foto: Drejtori i Policise Tirane Benard Caushaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)