Bursat, fushat që mund të 
studioni në Bashkimin Europian

Bursat, fushat që mund të <br />studioni në Bashkimin Europian
Për të studjuar jashte shtetit, duhet që të plotëosnië një sërë kriteresh duke filluar nga gjuha e huaj deri tek përfudnimi i një cikli të studimeve.

Studime të pjesshme në nivelin Bachelor dhe Master ( 3-10 muaj)

Për këto bursa mund të aplikojnë studentë për programe të ndryshme studimi në Bachelor (BA) ose Master Shkencor (BSc). Për llojin A preferohen ata kandidatë që studiojnë ose punojnë në fushën e gjuhës dhe të letërsisë hungareze, ose studentë të regjistruar në programet e studimit: mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmakologji, veterinari, arkitekturë dhe drejtësi. Kandidatët e interesuar duhet të kenë përfunduar të paktën 2 semestra në institucionet e arsimit të lartë të vendit të tyre. Mosha e rekomanduar është deri në 30 vjeç.

Studime pasuniversitare ose në fushën e kërkimit (3-21 ditë ose 1-10 muaj)

Për këtë kategori burse të gjithë të interesuarit duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit Master. Rekomandohen aplikantë, të cilët dëshirojnë të kryejnë kërkime për tezën e studimit në PhD. Por këta kandidatë duhet të jenë në vazhdim të studimeve në programin e doktoraturës. Aplikantët, të cilët përfshihen në këtë nivel studimi, nuk përfitojnë kredite. Mosha e rekomanduar është deri në 40 vjeç.

Studime në Doktorature (PHD,) program i plotë ( 36 muaj)

Për këtë nivel mund të aplikojnë kandidatë që zotërojnë gjuhën Hungareze ose kandidatë që janë të pajisur me certifikatën e njohjes së gjuhës tjetër përkatëse të përcaktuar nga Zyra e Bordit të Bursave Hungareze për kryerjen e studimeve, nëse gjuha e punës nuk është Hungarishtja. Institucioni pritës duhet ta deklarojë këtë fakt në ftesën drejtuar aplikantit. Bursa jepet me kusht për ata kandidatë që i nënshtrohen provimit para pranimit në universitet për programin PhD. Mosha e rekomanduar është deri në 35 vjeç.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…