Bursat, sa lekë do përfitohet për
nxënësit e studentët/ Kategoritë

Bursat, sa lekë do përfitohet për<br />nxënësit e studentët/ Kategoritë
Qeveria ka publikuar tabelat se sa bursë do të marri nxënësit dhe studentët. Sipas vendimit të qëverisë nxënësit, që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Nxënësit, që ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë, përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve.

Sipas kriterit ekonomik: Nxënësit që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre e që plotësojnë kriterin ekonomik. Nxënësit që banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km, që plotësojnë kriterin ekonomik dhe akomodohen në konvikte publike.

Sipas rezultateve të arritura: Nxënësit e arsimit profesional që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10.

Jashtë kriterit ekonomik: Nxënësit që kanë përfituar statusin e jetimit;

b) Nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Nxënësit që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
ç) Nxënësit që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;
d) Nxënësit, fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të ardhura të tjera;
dh) Nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian, që regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
e) Nxënësit që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
ë) Nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Kuotat/ Kush ka përparësi për të marrë bursë, kategoritë
Njësitë bazë të qeverisjes vendore, bazuar në planin e përcaktuar për to, me vendim të këshillit të bashkisë miratojnë dhënien e bursave, sipas kritereve të përcaktuara. Për kushte ekonomike të barabarta në trajtimin me bursë, prioritet kanë nxënëset vajza.

Bursat e nxënësve për vitin e dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga këshilli i bashkisë, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale apo konvikteve ku janë vendosur nxënësit, përfitues të bursës/kuotës ushqimore.

Nxënësit, që kanë përfituar bursë vitin e parë, me vendim të këshillit të bashkisë ku ata kanë vendbanimin e përhershëm dhe nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, e përfitojnë bursën deri në përfundim të viteve të shkollimit.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për hyrjet e reja në vitin e parë, në sistemin arsimor publik që ndjekin shkollat profesionale, për të gjitha kategoritë e parashikuara, për vitin e ri mësimor 2016– 2017 jep 2 100 bursa.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, për të gjitha kategoritë e nxënësve që ndjekin arsimin parauniversitar, të parashikuara në pikën 2 të këtij vendimi, pa u përfshirë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, për vitin e ri akademik 2016–2017 jep 800 bursa.

Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga njësitë bazë të qeverisjes vendore për të gjitha kategoritë e shkollave është data 15 mars 2017. Vendimet e këshillave të njësive të qeverisjes vendore, të miratuara jashtë këtij afati, janë të pavlefshme.

Gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore nxënësit, që kanë përfituar bursë nga njësia bazë e qeverisjes vendore e përfitojnë atë dhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore ose kuotës financiare drejtpërdrejt në llogarinë bankare të nxënësit/prindërit.


studentet bursat

studentet bursat

bursat

bursat

bursat

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'