Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati akuzoi kreun aktual të Bashkisë së Tiranës njëkohësisht dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se, nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna.
Në një deklaratë për mediat të dielën Bushati tha se, "Lulzim Basha s'ka mbajtur asnjë premtim në këto 4 vite. E megjithatë sot e ka hapur thesin duke premtuar çudira që nuk ia besojnë më as kandidatët e Partisë së tij Demokratike".
"Problemi kryesor është infrastruktura e sportit dhe e terreneve sportive, tha dje Halimi. A i mbani mend premtimet e Lulit për sportin? Për investimet në terrene sportive dhe ndërtimin e të paktën një qendre sportive për çdo njësi bashkiake? Siç e tha dhe vete Halimi, Luli jo vetëm që s'e ka mbajtur këtë premtim, por nuk e çoi dot as nje hap perpara. Premtoi çudira për sportin, por sot në fundin e mandatit të tij e ka katandisur dhe ekipin e Tiranës në ditë të hallit.Lulzim Basha i di dështimet e tij më mirë se kushdo"-deklaroi Bushati, ndersa apeloi qe "Vota e 21 qershorit do të jetë një mesazh i qartë për Lulin dhe Partinë Demokratike se qytetarët dinë t'i dallojnë mire mashtruesit.
"Në 21 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e drejte për ta çuar Tiranën dhe mbarë Shqipërinë në drejtimin e duhur."- u shpreh Bushati. atsh/