TIRANE - Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një dalje për mediat ka thënë se ministria jonë dënon çdo akt dhune që po ndodh në Kumanovë dhe se nuk do të mbështesë e madje do të dënojë çdo akt të kësaj dhune.
Ministri i Jashtëm shqiptar i ka bërë thirrje autoriteteve fqinje që personat apo grupet e armatosura të mos identifikohen etnikisht.
Bushati tha se pala shqiptare do të nxisë hetimin e plotë të ngjarjes për të nxjerrë në pah realitetin e kësaj ngjarjeje nga pala maqedonase.
"Sot dëshiroj të flas vetëm për këtë datë të shënuar edhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fqinjin tonë Maqedoninë. Vlerësimet e qeverisë shqiptare lidhur me situatën e deritanishme mbi fillimin e një operacioni të gjerë në lagjen e trimave e banuar kryesisht nga shqiptarë janë shqetësuese. Janë lënduar një numër ende i pakonfirmuar personash. Ne nxisim palën maqedonase për hetime të plota për zbardhjen e kësaj çështjeje. Po ashtu bëjmë thirrje që çdo person apo grup i armatosur të mos identifikohet etnikisht,”- tha Bushati.
Fjala e plotë e ministrit Bushati
65 vjet nga hedhja e gurit të themelit për krijimin e Europës së Bashkuar, Bashkimi Europian vijon të jetë një model paqe dhe prosperiteti. Për vendet kandidate, siç është shumica e vendeve të rajonit, inspirues për reformat e shtet-ndërtimit demokratik dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.
Në fakt sot dëshiroja të flisja vetëm për këtë datë të shënuar. Mirëpo për shkak të zhvillimeve dramatike të orëve të fundit në fqinjin tonë Maqedoni, dëshiroj të ndaj me opinionin publik vlerësimet e qeverisë shqiptare lidhur me situatën e deritanishme.
Që në orët e para të mëngjesit, jemi vënë në dijeni nëpërmjet Ambasadës sonë në Shkup mbi fillimin e një operacioni të gjerë të forcave të sigurisë, në hyrje të Kumanovës, në “Lagjen e Trimave”, e banuar kryesisht me shqiptarë.
Nga ky operacion rezulton se kanë humbur jetën dhe janë lënduar një numër personash ende i pakonfirmuar zyrtarisht.
Shprehim keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore dhe në ketë kontekst nxisim autoritetet në Maqedoni për transparence, bashkëpunim dhe hetim të plotë në përcaktimin e fakteve.
Nën interesimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama, Ministria e Punëve të Jashtme, që në çastet e para të kësaj krize ka qenë në komunikim e konsultim të ngushtë me autoritetet dhe aktorët politikë e shoqëror në Maqedoni, dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Mesazhi ynë është i qartë: dënojmë çdo akt dhune, duke e konsideruar atë të papranueshëm për një shoqëri demokratike.
Njëkohësisht, konsiderojmë të papranueshme që çdo person apo grup personash të armatosur të identifikohen etnikisht, ashtu sikundër është e papranueshme që humbja e jetës së civilëve e policëve të vendoset në sfondin e paragjykimit etnik.
Mirëkuptojmë shprehjen e revoltës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në kushte të një paqartësie. Por, bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.
Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës, nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë.
Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe perspektivës euro-atlantike.
Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, me bekimin e komunitetit ndërkombëtarë, është thelbësore për stabilitetin demokratik dhe busull orientuese për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë.
Në përfundim, dëshiroj të siguroj opinionin publik se do të vijojmë të jemi në kontakte të vazhdueshme me aktoret politik e shoqëror në Maqedoni, dhe me aleatët tanë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO