Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj para se të nisen për në Itali ku do të përurojnë nesër konsulatën në Milano. Ndërkohë që ky i fundit ka kërkuar realizimin e një projekti strategjik afatgjatë mes dy vendeve.
Hoxhaj ndërsa ka shprehur gatishmërinë që të përmbushë partneritetin strategjik, ai shtoi se ka ardhur koha që këtij partneriteti duhet t’i japim një marrëveshje afatgjatë.
Gjatë këtij takimi, Bushati ka bërë me dije se janë diskutuar arritjet e projekteve që janë ndërmarrë nga dy qeveritë.
Më tej Bushati ka konstatuar se Kosova është në krye të axhendës rajonale. “Pata mundësi ta informoja Hoxhajn për samitin e Uellsit, për vlerësimin që i bëhet Kosovës.”- tha Bushati.
Gjatë fjalës së tij Bushati ka bërë me dije se sëbashku me Hoxhën do të udhëtojmë në Milano ku do të përurojmë konsullatën e re. Që do t’i ofrojë më tepër shërbime shqiptarëve.”
Ndërsa ministri i jashtëm i Kosovës, ka vlerësuar se 90% e vendimeve të marra në mbledhjen e dy qeverive janë realizuar ose implementuar deri tani.
“Me një plan të partneriteti strategjik Shqipëria dhe Kosova kanë bërë një progres shumë të madh.” –tha Hoxhaj.
Gjithashtu Enver Hoxhaj ka shprehur Falënderimet për qeverinë shqiptare për mbështetjen që kanë dhënë për njohjet dhe në forcimin në arenën ndërkombëtare të pozitave të Kosovës.
Sipas tij Kosova është bërë pjesë e disa organizatave të rëndësishme rajonale e ndërkombëtare, falë ndihmës së Shqipërisë.
Më tej në fjalën e tij Hoxhaj ka përmendur disa prej marrëveshjeve më të rëndësishme që janë arritur mes dy qeverive. Ndër të tjera ai vlerësoi marrëveshjen mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, mes ministrive të energjisë, Apo edhe kalendarin e përbashkët të festave kombëtare.
Për ne si shtet i ri, Shqipëria është parteria më strategjike në Rajon. Për Tiranën bashkëpunimi është natyral.
Një tjetër pikë e takimit kanë qenë edhe veprimet e vendimet që ka marrë qeveria e Kosovës në Luftën kundër terrorizmit ka bërë të ditur Hoxhaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO