Bushati: Me 26 prill PS do jetë forca e parë politike! Beqaj: Topalli dhe Patozi në Shkodër i marrin vota PD-së

Më 26 prill në mëngjes Partia Socialiste do të jetë forcë e parë politike në Shqipëri, dhe kryeministër do të jetë Edi Rama. Kështu deklaroi gjatë një intervistë në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, drejtuesi i qarkut politik në Tiranë, Ervin Bushati. Bushati tha se PS ka një ekip për të fituar zgjedhjet dhe se në Tiranë synojnë 20 mandate.

‘Është një listë fituese. Duam të marrim pushtetin. Nuk është menduar si një tramavaj që ka gjysmën e listës fantazëm. Janë të gjithë për të qenë opozitar në parlament. Ky që shikoni këtu është një ekip i gjerë dhe i thellë. Është një ekip që ka të rinj. PD nuk ka bërë asnjë ndryshim asnjë prurje. Ne kemi prurje, ne jemi ekip i thellë ne harmonizojmë ekzekutivin me legjislativin. Ne kemi tagër që të marrim 20 mandate në Tiranë. Ne kemi një ekip për të fituar zgjedhjet dhe kemi një orientim që është ndjek një politikë të majtë. Programi i PD-së është i njëjtë si programi i 2005. Me 26 prill në mëngjes PS do të jetë forca e parë politike dhe në bëjmë qeverisjen. Kryeministër do të jetë Edi Rama.’- tha Bushati.

Ndërkohë Ilir Beqaj drejtues i PS-së në Qarkun Shkodër tha se PS synon që të fitojë 4 mandate objektiv bazë dhe 5 mandate në objektivat optimale. Po ashtu Beqaj tha se dy forcat politike të djathta, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit do të marrin vota nga PD.

‘Objektivi bazë është për 4 mandate. Objektivi maksimal i përcaktuar është 5 mandate. Në Shkodër loja politike është më e larmishme me konkurrentë konkretë që nuk janë prezentë në qarqe të tjera. E kam fjalën për partinë e Topallit, Patozit. Përveç LSI-së dhe PSD-së konkurrencën e drejtpërdrejtë ne e kemi me PD-në. Janë edhe dy forcat e djathta që marrin vota djathtas jo majtas.’-tha Beqaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:12
Helidon Bushati: Rama në Shkodër do mbahet mend për punëtorët që do sjellë nga Bangladeshi! Pampuri: PS në delir që kërkon 20 mandate në Tiranë

Orjola Pampuri dhe Helidon Bushati me arsyetimin se qeveria ka dështuar në 8 vite nuk mund të kërkojë një mandat të tretë dhe se PS do të humb më 25 prill. Të ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Orjola Pampuri e renditur e 15-ta në listën e PD në Tiranë, tha se demokratët synojnë 19-20 mandate, ndërsa e cilësoi të paimagjinueshme që PS të kërkojë një mandat të 3-të pas 8 vitesh dështim. E pyetur nëse PD do të njoh rezultatin në zgjedhje nëse humb, Pampuri tha se është bërë gjithçka për ruajtjen e votës, madje edhe ndërkombëtarët po bëjnë thirrje për qytetarët që të mos e shesin votën dhe për këtë tha ajo në fund do të pranohet zgjedhja e qytetarëve.

"19-20 mandate kemi synim në Tiranë. Pas 8 vitesh dështim PS ka kaluar në delir kur thotë se do të marrë 20 mandate. Të shohësh atë që po ndodh çdo ditë është e paimagjinueshme që PS kërkon mandat të tretë. Kemi dëgjuar thuajse çdo ditë SHBA dhe BE për qytetarët të ruajnë votën e tyre. Për aq kohë sa kemi marrë masa për të mbrojtur votën, kemi tërhequr vëmendjen e SHBA për të ruajtur votën  dhe nëse kjo votë në fund do të jetë zgjedhja e qytetarëve, sigurisht që do e njohim rezultatin! Besoj se kemi fitore të thelle për PD dhe humbje te thellë për PS", tha Pamapuri.

Ndërsa Helidon Bushati, i renditur i pari në listën e PD në Shkodër, tha se ky qark është më i diskriminuari në lidhje me investimet, ku merr vetëm 1/23 e investime që merr Vlora apo 1/18 e investimeve që merr Korça. Bushati tha se Rama nuk ka për të fituar në Shkodër dhe se ai do të mbahet mend aty vetëm se do të sjellë punëtor nga Bangladeshi në një kohë kur papunësia në Shkodër është në rritje. Bushati tha se ka indicie se po blihet vota dhe se përfaqësues të PS po drekojnë me persona të inkriminuar.

"Qarku i Shkodrës ka qenë më i persekutuari për sa i përket investimeve. Shkodra merr 1/23 që merr Vlora ose 1/18 që merr Korça. Rama erdhi në Shkodër për të sjellë punëtorë nga Bangladeshi kur papunësia në Shkodër është në rritje dhe  bëri shenja ofenduese, për këtë do mbahet mend. Përfaqësues të PS drekojnë me persona të inkriminuar, kemi indicie se po tentohet te blihet vota dhe kemi bere denoncimet në institucionet përkatëse", tha Helidon Bushati.  

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit