Bushati: Ndryshimi i drejtimit të MEPJ-së, e drejtë e Ramës, e falenderoj për besimin e dhënë

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun italian, e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për mundësinë që i ka dhënë për të drejtuar Ministrinë e Jashtme në këto vite.

Bushati e komentoi vendimin e kreut të ekzekutivit për ndryshimin e drejtimit politik të MEPJ-së, si të drejtë dhe të bazuar në përzgjedhjen e ekipit që do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë. 

E kam konsideruar që ditën e parë të punës time në këtë institucion nder dhe privilegj për të përfaqësuar vendim tim në arenën ndërkombëtare. Falënderoj Ramën dhe forcën politike që përfaqësoj per besimin që më dhanë. Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm që nga mesit i shtatorit dhe në këto orë të fundit në krye të ministrisë së jashtme.

Pozicioni i ministrit ka dimensionin kushtetues dhe politik. Rama e ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ dhe kjo është e drejtë e tij për të përzgjedhur ekipin e tij që ai do të përmbushë objektivat e programit në këtë fushë.

Apeli im është i thjeshtë, për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershpit politik në Ministrinë e Jashtme, por do t’i krijonte mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrë të denjë në arenën ndërkombëtare, pasi vendi është përballë sfidave që nuk i ka njohur më parë.

Ditmir Bushati, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë