Tiranë, 2 Mars/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë sot në seksionin e 28-të, të Këshillit të Mbrojtjes të të drejtave të njeriut, në Gjenevë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjeneva, transmetuar në media, gjatë fjalës së tij, Bushati u ndal në rëndësinë e bashkepunimit mes vendeve të ndryshme për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në botë.
"Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe zyrtarëve, masat që merren per tu ekzekutuar dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve, duhet të jenë efektive në mënyrë që të mbrohen të drejtat e njeriut", u shpreh Bushati.
Sipas Bushatit, është shumë e rëndësishme ti themi ndal diskriminit.
"Qeveria Shqiptare është e fokusuar tek detyrimet që ka ndaj qytetarëve. Shqipëria është një ndër shtetet jo vetëm promovuese të paqes, të mbrojtjes të të drejtave të njeriut por edhe simbol i harmonisë fetare", nënvizoi Bushati.
Ministri i Punëve të Jashme të Shqipërisë, ndër të tjera, tha se "Shqipëria ka shumë sfida përpara por ne si qeveri jemi të vendosur për të siguruar në veçanti të drejtat e grave dhe fëmijëve".
/f.n/












