Sipas Bishatit, “Moodys është një nga tre kompanitë më të mëdha në botë dhe ky nuk është raporti final, por paraprak, për investitorët që janë të interesuar të vijnë në Shqipëri. Firma të ndryshme kanë standarte të ndryshme”.
“Nota që ka Shqipëria nuk është pozitive, pasi është poshtë vizës kur investitorët riskojnë nëse investojnë, e kuptohet që nuk është e vetme Shqipëria në këtë listë. Situata nuk është entuziaste”, theksoi gjatë intervistës së tij, sekretari për ekonominë në PS, Ervin Bushati, përballë gazetarit Ervin Kukeli.
Sipas Bushatit, “administrimi fiskal ka pasur probleme, niveli i borxhit është problematik, sepse për një vend si Shqipëria, norma e borxhit duhet të ishtë 40-50 për qind. Borxhi i lartë bëri që të mos shlyheshin disa prej kompanive që kanë punuar në infrastrukturë”.
Duke folur për vendimin për heqjen e tavanit të borxhit publik, Bushati tha se, qeveria nuk kishte çtë bënte tjetër. “Qeveria që erdhi në pushtet nuk kishte çtë bënte dhe hoqi tavanin e borxhit pasi ajo paraardhëse e kishte bërë në një farë mënyrë këtë gjë. Edhe në studimin e Moodys flitet për këtë klimën e besimit. Si mund të rriten këto depozitat kur bankat nuk investojnë. Kjo ndodh për shkak të ngërçit psikologjik”, tha Bushati gjatë emisionit Tete a Tete në A1 Report.
Sipas sekretarit të ekonomisë në PS, “një nga mesazhet kryesore të kryeministrit Rama ka qenë njohja e borxhit dhe larja e tyre, që ka sjellë edhe besimin tek kompanitë që nuk ka rëndësi nga qeveria, pasi shteti i njeh borxhet. Nëse qeveria paguan, atëherë edhe ngërçet mes bankave dhe kompanive ikin. Është krijuar një situatë zinxhir i gjatë që duhet shkopsitur për të çliruar këtë ekonomi”.
Bushati tha se, sa më shpejt duhet rivendosur ligji dhe duhet luftuar evazioni fiskal. “Ne jemi në ekonomi tregu, kapçzëm dhe me të mira e të meta është i vetmi funksional, ashtu si edhe demokracia. Në këtë pikë, rivendosja e ligjit, e një sistemi të liberalizuar ekonomik. Shteti kur është i fortë dhe garanton kushte të barabarta për firmat, zhvillohet ekonomia e tregut”, tha Bushati.
“Nëse ne sot kemi një monopol në një industri, kontrollon çmimin dhe e vë në treg duke mos pasur konkurrentë dhe kjo dëmton konsumatorin. Ekonomia orientohet nga fushata elektorale dhe kjo është e dëmshme për ekonominë pasi nuk dihet se ku hidhen paratë, pasi bëhen investime pa plan”, deklaroi Bushati përballë gazetarit, Ervin Kukeli.
“E dyta disa firma të lidhura me politikanë kanë marrë pozita monopol. Disa firma janë pjesë e sistemit dhe taksohet e disa të tjera nuk janë fare që nuk paguajnë. Në Shqipëri, të ardhurat që mblidhen, merren nga firmat që paguajnë dhe kur të ardhurat nuk mblidhen shteti sërish u bie në kokë këtyre firmave. Duhet që të formalizohet ekonomia”, përfundoi intervistën e tij në emisionin Tete a Tete, sekretari për Ekonominë në PS, Ervin Bushati.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)