TIRANË -Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka deklaruar sot në një intervistë për BBC, se pala shqiptare është e vendosur ta zhvillojë vizitën ne Beograd javën e ardhshme
Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Bushati tha se Serbia e Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete.
"Ne ishim edhe në konferencën që u realizua ditë me parë në Serbi. Kemi gjera të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë. Serbia dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete", tha ministri Bushati.
Sipas ministrit Bushati, Shqipëria dhe Serbia janë dy vende që kanë qëllime të përbashkëta, por edhe diferenca. "Shqipëria dhe Serbia kanë një qëllim të përbashkët, të jenë pjesë e BE, por kanë dhe diferenca, Shqipëria është pjesë e NATO-s", tha Bushati.
I pyetur nëse do t'i pranonte Shqipëria kufizimet për lëvizjen e lirë të kryeministrit anglez David Cameron, nëse bëhet pjesë e BE-së në vitin 2020, Bushati u përgjigj se, "Procesi i anëtarësimit në BE, kërkon negociata por ka dhe kufizime. Ne duhet ta shikojmë zgjerimin dhe nga ana gjeopolitike, nuk duhet të krijojmë një mur në Europë. Ballkani dhe BE po përballen me sfida gjeopolitike. Pjesëtarët e BE duhet të përshtaten me kërkesat që kanë vendet për në BE", tha ai më tej. /ATSH/
/Shqiptarja.com