Bushati: Potenciali i marrëdhënieve
Shqipëri-Izrael, ende i pashfrytëzua

IZRAEL- Ministri Jashtëm Ditmir Bushati ka vizituar shtetin e Izraelit, i ftuar nga Këshilli Botëror Hebre dhe ai Izraelit për marrëdhëniet me jashtë, ku është diskutuar mbi raportet mes dy vendeve dhe mundësinë për zgjeruar bashkëpunimin.
 
Bushati vuri në dukje lidhjet historike mes dy popujve, shqiptar dhe hebre,duke ju referuar kohës së luftës së dytë botërore ku në Shqipëri u strehuan dhjetëra hebrenj larg syve dhe duarve të Gjermanisë Naziste.
 
Shefi diplomacisë shqiptare vizitoi dhe memorialin e Viktimave të Holokaustit Yad Vashem nga ku u shpreh se në Shqipëri nuk do të ketë kurrë anti-semitizëm dhe se ai personalisht ndihet krenar që populli shqiptar përkon me vlerat dhe veprat që e kanë rreshtuar në anën e të drejtave të njeriut.
 
Ministri Bushati theksoi se potenciali marrëdhënieve dypalëshe, ende i pa shfrytëzuar plotësisht duhet zgjeruar në fusha të karakterit strategjik si energjia, bujqësi, infrastruktura apo telekomunikacionet.
 
Në takim me përfaqësues të bizneseve izraelite të teknologjisë së lartë dhe inovacionit, Bushati vuri në dukje lehtësirat fiskale që Shqipëria ofron kundrejt investuesve të huaj, si dhe u shpreh se vendi ka nevojë për implementimin e teknologjive moderne në mënyrën e të bërit biznes, po aq sa dhe në ekonominë e saj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen