TIRANË - Edhe Gjykata e kryeqytetit ka shkarkuar nga detyra e kryetaren e AMA-s, Endira Bushatin. Vendimi vjen 1 muaj e 2 javë nga shkarkimi që i bëri nga e njëjta detyrë Komision i Medias, kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe që proceduarialisht kryetari i kuvendit Ilir Meta ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA-s.
Këtë herë, shkarkimi ka ardhur për shkak të mosveprimit të Bushatit, në cilësinë e kryetares së AMA, në rastet e konstatuara dhe denoncuara të piraterisë televizive.
Akuza është përfaqësuar nga prokuroria e rrethit Tiranë, ndërsa vendimi është marrë të premten nga gjykata e Tiranës.
Akuza vlerësonte edhe faktin se Bushati vazhdonte të qëndronte të detyrë.
Në fakt Komisioni i Ligjeve në datën 14 shkurt kishte vlerësuar se Bushati qëndronte në detyrë pa një mandat të ligjshëm prej 24 shtatorit të dy viteve më parë pasi ushtronte detyrën e kryetares pa qenë anëtare e ish-KKRT për 18 muaj me radhë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO