“Shqipëria ka boll çështje me Greqinë të cilat duhen adresuar dhe kurrsesi të shtohen të tjera problematika siç mund të jetë devijimi i lumit Vjosa”.
Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të devijimit të lumit Vjosa sipas një projekti grek.
Gjatë një interviste me homologun tij turk, Bushati tha se në takimin me zv/ministrin e jashtëm grek është rënë në dakordësi që çështjet problematike të adresohen në frymën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
Gjatë konferencës me homologun turk Bushati tha se aktiviteti që po mbahet në Shqipëri është për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është një aktivitet që do të shërbejë për të ardhmen e vendit në planin ekonomik por jo vetëm.
Sipas Bushatit prania e ministrit turk ka një peshë më specifike dhe tregon rëndësinë që i jep Shqipëria angazhimeve që ka marrë për anëtarësimin në BE.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO