
I ashpër ka qenë deputeti Helidon Bushati në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, ku tha se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës do të ndihmonte për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës së brendshme.
"Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i pare në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i i vet parlamentar. Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën PD të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen.
Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë...dorëheqjen.
Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokratë ata shqiptarë që presin prej nesh. Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi.
Lajmi kryesor:
Basha s’jep dorëheqjen, por zotohet: I gatshëm për çdo hap që bashkon demokratët! Të 'besuarit' Bardhi, Tabaku e Alibeaj: Tërhiqu bashkë me Berishën! 5 orë mbledhje, deputetët të pakënaqur
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?
-
PO
32.9%
-
JO
57.6%
-
NUK E DI
9.5%
Vota total: 1521
Lajme të tjera
-
48 vjeçari në Prrenjas i dha fund jetës prej varfërisë ekstreme, OSHEE: Nuk i kemi ndërprerë furnizimin me energji elektrike
9 Gusht, 22:51
-
Aktorja e humorit flet për humbjen e binjakëve: Dhimbja jeton me mua
9 Gusht, 22:37
-
Shirat s’bëjnë punë! Zjarret në Lezhë vijojnë, shkrumbojnë mbi 200 hektar pyje
9 Gusht, 22:20
-
E rëndë në Shkodër, xhaxhai po pastronte çiften, qëllon aksidentalisht nipin! Ndërron jetë 10 vjeçari
9 Gusht, 22:16
-
‘Dua t’i dedikohem familjes’, Serena Williams njofton tërheqjen nga tenisi
9 Gusht, 22:14
-
Konflikt mes adoleshentëve në Kosovë, 16-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos shokun e klasës
9 Gusht, 22:08
-
‘S’mund t’i kërkojnë në google, TV vetëm frengjisht', disa prej urdhrave absurd që të famshmit ua kanë vendosur fëmijëve
9 Gusht, 21:54
-
Marrëdhëniet e tensionuara Rusi- Izrael, Putin zhvillon bisedë telefonike me homologun izraelit
9 Gusht, 21:52
-
‘Putin mendoi se mund të na ndajë’, Biden nënshkruan protokollet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë
9 Gusht, 21:39
-
Berisha: Rama takohet periodikisht me një pronar peshkarexhe për kontrabandë nafte
9 Gusht, 21:23
-
Udhëzimi/ U hiqet e drejta Bashkive! Ja si do bëhet vjelja e taksave nga qytetarët debitorë! Kush s’i paguan brenda afatit, bllokim pasurie deri ndjekje penale
9 Gusht, 21:17
-
Moti i keq me erë të fortë në Itali, rrugët kthehen në lumenj balte! Shoferët bllokohen brenda makinave (FOTO)
9 Gusht, 21:07