Basha s’jep dorëheqjen, por zotohet: I gatshëm për çdo hap që bashkon demokratët! Të 'besuarit' Bardhi, Tabaku e Alibeaj: Tërhiqu bashkë me Berishën! 5 orë mbledhje, deputetët të pakënaqur

TIRANË- Kërkesa në bllok e deputetëve në një mbledhje maratonë prej 5 orësh nuk e bindi kryedemokratin Lulzim Basha të jepte dorëheqjen. Megjithatë ai tha se është gati të ndërmarrë çdo hap për bashkimin e demokratëve. Duke i lexuar kërkesat e deputetëve si analizë e situatës, kreu i PD tha se vendimin do ta marrë pasi të dëgjojë edhe strukturat e tjera drejtuese të partisë.

'Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku.'- tha Basha.

Por Lulzim Basha, nuk ka më pas vetes as mbështetësit e tij më të mëdhenj. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, si edhe 2 nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar i kërkuan të tërhiqet bashkë me Berishën.

"Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët ne PD të bashkohemi dhe ne te ecim përpara. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di te them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë", tha Tabaku.

"Propozoj që ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme", ka thënë Alibeaj.

" Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të jap një shans për zgjidhje", tha Bardhi.

I vënë me shpatulla pas murit, Lulzim Basha tha se ishte i gatshëm për çdo zgjidhje, pa përjashtim, por pa artikuluar për asnjë moment fjalën 'dorëheqje'. Basha thekson se zgjidhja nuk është përjashtimi i asnjë nga 3 palëve, as mbështetësve të tij, atë të Berishës si edhe as të atyre që nuk duan asnjërin, duke thënë se duhet mbajtur një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Pra nëse dorëheqja e tij dhe e Berishës është një propozim, atëherë ky propozim duhet të marrë dakordësinë jo vetëm nga grupi i deputetëve, por nga të gjithë strukturat e partisë.

" Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD", tha Basha ndër të tjera.

Por vendimi i sotëm i Bashës nuk i kënaqi pjesën më të madhe të deputetëve, sipas të cilëve akti i dorëheqjes duhet të kishte ndodhur. Gazetarja Danjela Maloku, raportoi se një pjesë e deputetëve kanë propozuar një Kuvend Bashkimi me demokratët e Berishës. Këta të fundit e shohin të pamundur largimin e ish kryeministrit, ndërsa shprehen se ringritja duhet të vijë me votë.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se tre janë konkluzionet: Një hap pas i zotit Basha e zotit Berisha, grup i përbashkët punë, zgjedhjet me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë. Zëra kundër ka pasur edhe nga deputetë të tjerë, duke nisur që nga Grida Duma, që tashmë i ka dalë hapur kundër, por edhe deputeti Helidon Bushati, i cili tha se nëse Lulzim Basha do të jepte dorëheqjen, do të humbte karrigen e tij, por do të fitonte respektin e demokratëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
'Hap pas do të thotë dorëheqje', Arbi Agalliu del kundër Bashës: T’i shtrojmë rrugën bashkëpunimit përtej interesave personale!

Arbi Agalliu, Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka shprehur publikisht qëndrimin e tij mbi situatën në PD. Sipas Agalliut rënia e ndjeshme nga 50 në 25 % e opozitës në zgjedhjet e 6 marsit, sollën nevojën e një ristrukturimi të domosdoshëm.

Ai e quan situatën të papranueshme, ndërsa thotë se Shqipëria ka nevojë urgjente për opozitën e munguar. Në fund të fjalës së tij ai e vë theksin vetëm tek një zgjidhje , bashkimi, të cilin e konsideron përtej interesave të lidershipit të PD Basha dhe Shtëpisë së Lirisë.

Nga gjithsecili, thotë Agalliu është e nevojshme të bëhet një hap pas për t’i shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.

' Hap pas do të thotë dorëheqje! Partia Demokratike dhe e gjithë opozita, në këto muaj i është larguar elektoratit dhe qytetarit duke u marrë me problemet e brendshme. Zgjedhjet në 6 Mars 2022 treguan tkurrjen e opozitës nga rreth 50% në rreth 25%. Kjo situatë është e pa pranueshme jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët! Shqipëria ka nevojë imediate për opozitë. Që prej 9 Shtator 2021, energjitë e harxhuara nga e gjithë opozita duke u marrë me vetveten ishin të jashtëzakonshme, madje më tepër se në fushatë.

U thanë aq shumë, sa të vërteta dhe të pa vërteta, u hodh aq baltë dhe vrerë mes demokratëve aq sa populli na braktisi.

Humbi PD, humbi ShL, humbi opozita. Ka vetem një zgjidhje që është bashkimi. Bashkimi përtej interesave personale të lidershipit të PD dhe ShL. Sot duhet një hap pas nga gjithësecili për ti shtruar rrugën bashkëpunimit për bashkim.'- shkruan Agalliu.

Ora 17:33
Deputetët i kërkuan dorëheqjen, flet Basha: Jam në dispozicion të zgjidhjes së krizës në PD me të gjitha format

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, tha për gazetarët se është në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme.

'Ajo që dua t’iu them sot, është që grupi parlamentar ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Dhe kam konstatuar se na përbashkon ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe dje, edhe pardje. Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Dhe padiskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara.'- tha Basha.

Pyetje: Pse nuk e dhatë dorëheqjen zoti Basha. Jua kërkoi thuajse i gjithë grupi parlamentar në mbledhjen e sotme?

Lulzim Basha: Edhe një herë, sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Ajo që dua t’iu them sot dhe ajo që iu kam thënë dje, pardje, në ditët e mëparshme, që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Demokratët gjithmonë janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë. Ju faleminderit!

Ora 17:25
Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi: Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen, të dy janë një problem për PD-në

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen, pasi të dy janë kthyer në një problem për PD-në.

'Kam gjykuar se situata e rëndë në të cilën ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhja duhet të vijë nëpërmjet bashkimit. I kam kërkuar që të tërhiqet së bashki me shkaktarin tjetër, Berishën. Një rrugë do të ishte për të gjetur bashkimin e demokratëve. I kam kërkuar dorëheqjen. Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që e kanë shkaktuar këtë problem. Sado ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të dy të tërhiqen. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë, nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur që të jemi fitues. U shpreh i gatshëm për të bërë hap pas dhe për tu bërë pjesë e zgjidhjes.  Interesi i PD-së duhet të prevalojë mbi interesin personal. Sa kohë ka një krizë në PD të shkaktuar nga një vendimarrje e Bashës mbi fatin e Berishës, të dy janë kthyer në problem.'- tha Bardhi.

 

Ora 16:56
Përfundon pas 6 orësh mbledhja, çfarë propozon grupi parlamentar për kreun e PD-së: Basha dhe Berisha të bëjnë hapa pas

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar i PD-së mendon se duhet të bëjnë hapa pas edhe Berisha edhe Basha. Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje, ndërsa pritet dhe vendimi i Berishës.

Është propozuar ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë. Ka propozime të ndryshme se kur duhet të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit dhe bashkimin e demokratëve. Këto propozime do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë dhe mendimin e tyre.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se tre janë konkluzionet: një hap pas i zotit Basha e zotit Berisha, grup i përbashkët punë, zgjedhjet me qëllim rindërtimin e besimit pas bashkimit të Partisë.

Ora 16:45
Salianji-Bashës: Ju e rritët Berishën, po ju kërkohet vetëm një gjë, dorëheqja!

Deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që të japë dorëheqjen.

'Report gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për nje afat jo me shume se 2 javë. Në këtë periudhë të krijojmë bord/nukël, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet që interes ka PD dhe kërkon të bashkohet me PDSh. Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, në nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për t'i mbrojtur! Duhet të themi të vërtetën ka sentiment anti-Bashe kudo, i drejtohem Bashës: ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju.'- tha Salianji.

Ora 16:31
Zhupa propozon dorëheqjen e Bashës si kryetar: Nuk mund të sillemi sikur 6 marsi nuk ka ndodhur! Vota, e vetmja zgjidhje për këtë situatë

Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar, Zhupa ka propozuar ngritjen e një strukture  që gëzon besimin e të dy palëve.

'Kjo protestë sot tregon që populli opozitar është në shesh. Dhe ndaj çdo përpjekje e jona duhet të jetë si të fitojmë besimin e tyre për ti përfaqësuar e mundur Edi Ramën.  Ndaj Partia Demokratike s'mund të diskutoj me e dyta apo e treta në zgjedhje, por duhet një plan bashkimi që ka si bazë votën e lirë të demokratëve. Nuk mund të qendrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 Marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qendrim i çdo deputeti të PD qe e do partine dhe ka për detyre te komunikoj me demokratet dhe te garantoj qe ato vota te 25 prillit te shtohen dhe jo te pakesohen. Si zgjidhje propozoj terheqjen tuaj kryetar dhe duke  u ngritur nje strukture qe gezon besim te paleve se tashme kemi dy pale dhe qe hap nje gare per drejtimin e partise qe shumica e demokrateve te vendos dhe te respektohen te gjitha pakicat qe mund te marri kushdo kandidat ne gare. Vota mund te zgjidh kete situate mendoj. Qe ne zgjedhjet e 2023 te shkojme si opozite e madhe qe mund te mundim Ramen per te miren e cdo qytetari.'- tha Zhupa.

Ora 16:17
Alizoti: Basha nuk do të dorëhiqet! Po kthehet në një psikozë, e ka të vështirë të iki edhe pse nuk fiton

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti tha se Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht se ju kërkua nga i gjithë grupi parlamentar.

'Të iki njëri nga ky vend. Fjala dorëheqje është dorëheqje. Unë arrita të kuptoj se nuk do të dorëhiqet. Dorëheqja është që njeriu mban dorëheqje personale. Unë marrë përgjegjësitë dhe largohem. Kjo nuk ndodhi, po shkon në një psikozë. Urgjentisht duhet të heq hekurat. Duhet që të hapi krahun pse qenka kaq e vështirë të ikësh nga pushteti kur nuk fiton. Ndejtëm kaq orë dhe nuk merr dotë një vendim të japë dorëheqjen. Të gjithë po diskutojmë, kemi të bëjmë me një rast të rrallë në univers.'- tha Alizoti.

Ora 16:15
Ferdinand Xhaferaj braktis mbledhjen e PD-së: Basha s'po reflekton të japë dorëheqjen

Burime për Report Tv bëjnë me dije se deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj ka braktisur mbledhjen e Partisë Demokratike, pasi pas se nuk kishte reflektim nga ana e Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen si kreu i PD-së.

Ora 14:59
Tensione brenda mbledhjes në PD, militantja futet në sallë dhe qëllon Salianjin, Grida Duma thyen gotat nga nervat! Basha ngre zërin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është goditur nga një militante e PD-së, pasi ai ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës!

Bëhet fjalë për një nga mbështetëset e Bashës, e cila më herët ka pasur edhe një debat me Evi Kokalarin, mbështetësen e Sali Berishës.

Ndërkohë, në sallë ka pasur tensione, ku nga nervozizmi, Grida Duma ka thyer gotat e ndërsa Basha ka ngritur zërin.

Ora 14:35
Gjekmarkaj: Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen! Një komision mes PD dhe Foltores mund ta bashkojë partinë

1646657156_gjekmarkaj.jpg

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në mbledhjen e Lulzim Bashës me Grupin Parlamentar, ka kërkuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë. Gjekmarkaj ka deklaruar se ai dhe Berisha duhet të largohen, duke theksuar se vetëm një komision me intelektualë nga Foltorja dhe PD mund ta bashkojë këtë parti.

"Unë ende besoj shume që në krye të PD nuk duhet të jetë një person "non gratta" ! Nuk kam asgjë personale me Sali Berishën por ende besoj që Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja. Në krye të PD nuk mund të jetë "non gratta". Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhe, unë nuk do jem me pjese e këtij grupi dhe anëtar i kësaj Partie. Unë ju rri deklaratave dhe qëndrimeve të mia. Dikush me quan "delirant" po pune e madhe, dikush gëzohet po prape pune e madhe! Nuk kam patur ndonjë pengesë për te folur e thëne çfarë mendoj e për këtë ju falënderoj. Po kaq ju falënderoj për çfarë keni bërë këto 9 vite për PD që mua nuk me mjafton, që këtij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton. Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimësi dhe ju falënderoj me mirënjohje për mbështetjen që me keni dhenë. Po kaq gjera të shëmtuara kanë ndodhur këto ditë. Nga kolegët u fotografova me kolegët në parlament. U bëra target. Unë s'kam asnjë mandat negocimi e as po bëj të tillë, unë s'kam pretendime për lider, zëvendës lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni, me ata negocioni por target më bëni mua. Agron Gjekmarkaj ku sheh ne sy, nuk me keni rival në asgjë. Nuk kam asnjë ambicie apo pretendim. Një deputet i thjesht i cili vihet në dispozicion për t'i shërbyer kësaj opozite. Z.Basha kredibiliteti juaj është masakruar. Përgjegjësi kemi të gjithë, unë e mora timen mbi supe. Ju jeni lideri, ju duhet ta prisni nyjën gordiane. Ju duhet të dorëhiqeni por duhet ta bëni ketë duke ja kërkuar edhe Sali Berishës. Një komision i përbashkët me personalitete mes nesh dhe foltores të ngrihet për ta pajtuar Partine dhe çuar drejt zgjedhjes se Liderit me gare! Sali Berishës mbase nuk e pranon po le ta mbaje ai barrën e refuzimit! PD është këtu prej Sali Berishës dhe prej jush ndaj ajo duhet ta gjejë zgjidhjen përtej të dyve. Edhe nëse Berisha nuk e pranon këtë ju duhet të dorëhiqeni dhe ky grup parlamentare të gjeje zgjidhje politike e të menaxhojë partinë! Mes Berishës dhe Bashës unë ju zgjedh ju zoti Basha, po kjo nuk mjafton më! Në fushatë ndjeva zemërimin dhe përbuzjen e njerëzve! Ajo duhet lexuar me përgjegjshmëri. Njerëzit kanë nevoje për një mit negativ për të justifikuar zemërimin e tyre. Kundërshtarët tuaj ja kane dale t' ju shndërrojnë ju në një mit të tillë. Ndaj kjo pengese duhet hequr", tha ai.

Ora 13:58
Flamur Hoxha s'kërkon dorëheqjen e Bashës: Të organizojmë partinë apo t'i dorëzojmë PD Berishës? Duhet zgjidhje, por të mos kënaqim armiqtë

 

Deputeti demokrat Flamur Hoxha nuk i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, por tha se duhet gjendur një zgjidhje që partia të mos i dorëzohet Sali Berishës.

"Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha, Ishte kjo ajo që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht s'kam fituar asgjë nga PD. Jam këtu që të bëjmë PD forcë qeverisëse. Unë jam i pritur të bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush pre nesh reflekton e thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi. Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund t'i braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje.  Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri t'u thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD. Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që i pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë", tha Hoxha.

Ora 13:26
Bushati-Bashës: Sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh respektin e demokratëve! PD po bëhet parti memesh

I ashpër ka qenë deputeti Helidon Bushati në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, ku tha se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës do të ndihmonte për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës së brendshme.

"Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona. Është rasti i pare në historinë tonë që një kryetari partie  i kërkohet dorëheqja nga grupi i i vet parlamentar. Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën PD të kthehet në objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen.

Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij nëpërmjet dorëheqjes. Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes së problemit. Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë...dorëheqjen.

Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve. Është koha të mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokratë ata shqiptarë që presin prej nesh.  Sot PD, ka nevojë për një Kuvend Bashkimi.

Ora 13:15
Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Basha: Dramë që s'e kuptoni që jam gati për çdo zgjidhje! Të bashkojmë 3 pjesët e PD

1646933110_basha3.png

Pas kërkesave të vazhdueshme të deputetëve të tij për të dhënë dorëheqjen, ka ardhur sërish reagimi i Lulzim Bashës. Ai thotë se është i gatshëm për çdo zgjidhje, për të bashkuar 3 pjesët e PD-së, mbështetësit e tij, të Berishës dhe pjesës së nuk do asnjërin. 

"Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse se keni kuptuar që unë Jan në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara.  Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje", tha Basha në mbledhje.

Ora 13:04
'Hap pas po, kthim pas jo', Bardhi: Ja rruga që duhet për bashkimin! Largimi i Bashës i hap rrugë zgjidhjes

1645473889_GazmentBardhi4625x450.jpeg

Lulzim Basha nuk ka tashmë në krah as Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Ai thotë se tërheqja e Lulzim Bashës dhe e Berishës do të ndihmojë demokratët të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën brenda partisë.

"Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem fryme jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm per t’i dhëne mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratët në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje luftë dhe që i bën bashkë demokratet. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qene të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plote, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjelle demokratët në pushtet", ka thënë Bardhi.

Ora 12:49
Propozimi i parë për bashkimin e PD: Të ikë Basha, të ngrihet një grup pune që të bashkëpunojnë me deputetë e Berishës

Deputeti demokrat, Dashamir Sula ka bërë një propozim konkret për të gjetur zgjidhjen për bashkimin e PD-së.

"Tërheqja e zotit Basha dhe krijimi i një nukli dhe të punojë me një grup nga foltorja pa Sali Berishën e të punojnë për PD. Nukli i dy palëve të drejtojë PD deri në zgjedhje dhe pastaj të bëhet zgjedhjet në parti", tha Sula.

Edhe ai është rreshtuar në radhët e deputëtetëve që i kërkojnë dorëheqjen, teksa paralajmëroi se mund të largohet edhe ai vetë.

"Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë. Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t'i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja! Ju kryetar por edhe Sekretari i Përgjithshëm, të cilin në këto zgjedhje e delegove si drejtues politik në Elbasan, e dini fare mirë angazhimin dhe kontributin që kam dhënë. Fol Gazi, më thuaj nëse e kam gabim? A jam unë ai që e kam mbuluar 50% të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ne Elbasan me çdo shpenzim që kam pasur? E kam bërë me zemër dhe ndërgjegje të pastër që nuk po e bëj as për Lul Bashën dhe as për Gaz Bardhin, por për një parti dhe njerëz që i dua me shpirt. Çfarë kam kërkuar unë për gjithçka që kam dhënë? Asgjë! Absolutisht asgjë! Ja ku e ke z. Basha gjithë grupin parlamentar që të mbështeti në vendimin që more për Sali Berishën. Pavarësisht se ti personalisht pavarësisht insistimit të gjithë kolegëve nuk dole asnjë ditë në bazë për ta sqaruar atë vendim. Unë nuk jam bërë pishman sepse nisemi nga parimet e kushtetutës tonë, statutit që në prambulën flet për marrëdhënien me SHBA. Por nëse thua kam partneritet me SHBA, sillu si politikan perëndimor! Mos ngel rob i egos për të qenë domosdoshmërisht në krye të kësaj partie, pavarësisht çdo rezultati. Ka ardhur koha që të gjithë të marrin frymë lirisht. Ti vetëm i pari ke nevojë", tha Sula. 

Ora 12:23
Pas Alibeaj, edhe Tabaku i kërkon dorëheqjen Lulzim Bashës: Jam gati të iki dhe nga posti i deputetes! Të gjejmë cili është është hapi përbashkues

1646052848_tabaku222.jpg

Pas Enkelejd Alibeajt, edhe Jorida Tabaku, 2 mbështetësit e tij kryesor i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës. Ajo ka deklaruar se është gati që të heqë dorë dhe nga posti i deputetet, për të mirën e PD, e ndërsa tha se duhet gjetur patjetër se cili është hapi përbashkues i të gjithë demokratëve.

"Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që kemi bërë mirë. Kam qene e angazhuar me komisionin mediatik, nuk kam patur mundësi të përfshihem si kolegët e tjerë. U përfshiva 4 ditët e fundit. Falënderoj koleget që votuan edhe në parlament në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në politik na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar përbashkim. Jam sulmuar ose kam kërkuar te jemi bashke. Rezultati që morëm ne terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashke dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri nëe terren nga PD. Ne nuk mund te jemi parti zyrash. Në çdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në loje, as e Bashës, e Jorides. Është PD ne loje. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues. Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm. Dëshira për të dale nga këtu ku jemi, ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktoret ne PD të bashkohemi dhe ne te ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Ramës, jo njeri tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisës dhe ne duhet të jemi një alternativë e tille. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, te jemi ne terren. Të jemi të thjeshte, se jemi për here të tretë në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambice personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di te them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët", tha Tabaku në mbledhje.

Ora 12:15
Alibeaj i kërkon Bashës dorëheqjen: Ti dhe Berisha bëni një hap pas që demokratët të bashkohen

1646043954_alibeaj.jpg

Deputeti Enkelejd Alibeaj i kërkon Lulzim Bashës dorëheqjen. 

"Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë.  Sulmet që ndërmori Sali Berisha ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi.  Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD qe te ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternative. Merreni  si të doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj qe përderisa këtë2 pjese e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, të krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme", ka thënë Alibeaj në mbledhje. 

Ora 12:00
Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Basha: Do të marr çdo hap, pa përjashtim! Përjashtimi i demokratëve s'është zgjidhje

Në një kohë kur deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm që të japë dorëheqjen. Report Tv ka zbardhur fjalën e plotë të Bashës në mbledhjen me grupin e PD-së, ku tha se duhet gjendur një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. 

"I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim

Të ofrojmë zgjidhje  për situatën dhe që i shërben PD, dhe jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokrateve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga radhët tona që nuk votoj.

Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët  e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD", tha Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 13/03/2022 10:16

    Jo vetem Basha!por, per ta shpetuar PD,aset politike i rendesishem per shqiptaret dhe Shqiperine,duhet doemos,menjehere, te terhiqet Berisha dhe pas tij Basha,ndoshta edhe ndonje argat i tyre mbas pas apo me keta. Keshtu te ulen tensionet e fraksioneve te thella percarse dhe PD me njerez te rinje dhe program te plotesuar te merr ecjen perpara. Kjo eshte e vetmja zgjidhje e rrugetimit politik te ketij subjketi.

    Përgjigju
  • Reali: 13/03/2022 07:16

    Or po sikur ka probleme shume me te medha nga keto qe diskutoni,apo jo? Gjithe keto kaubojat jane aq ne rregull sa nuk e keni iden, jemi ne qe e kemi lene veten ne doren e ketyre duke e bere ferr jeten tone dhe gazi i europes, vazhdoni te diskutoni se edhe ato nuk merziten me serialet e tyre te pa fundeme, hajde shendet

    Përgjigju
  • Cagsj: 12/03/2022 22:33

    Misioni i Lulit eshte qe te mbaje PD-ne frenato dhe ta dobesoje deri ne shperberje. I saliut, te beje zhurme, sa me zhurme dhe te marre persiper bajgat qe i hedh Edi. Pa Saliun per ta perdorur si kosh plehrash me (Fajin e ka Saliu), edi del kaqol fare. Puna e tij e dobet behet aq e kristalte sa propaganda e tij do ishte e pafektshme. Misioni i Likes eshte qe te mos bllokoje prostitucionalizmin parlamentar. Se fundmi, misioni i Edit eshte qe te ruaje “sistemin”. Keto kater me bandat e tyre, ndajne Shqiperine sic e kane ndare dhe nuk lejojne askend tjeter te afrohet. Buxheti eshte poci i mjaltit, burimet naturore te vendit jane ato “investimet” ndersa ndertesat dhe betonierat e dini ju se per cfare perdoren per te pastruar.

    Përgjigju
  • Loni: 12/03/2022 22:19

    Luli ben mire te shkoje ne Rusi dhe te keshilloje Putinin. Sic humbet ketej cdo pale zgjedhje, mbase humbet edhe Putini betejen qe ka nisur. Mbase shkon dhe e keshillon Putinin qe ta shkaterroje sic shkaterroi PD.

    Përgjigju
  • Grupi i PD: 12/03/2022 20:52

    Mese e jep doreheqjen Putini ne Rusi aq e jep doreheqjen Basha ne PD sadoqe po shkon nga humbja ne humbje.

    Përgjigju
  • Beni ecen vete..: 12/03/2022 20:23

    Ktu eshte bote cudirash ! E kane bere ne biznes privat dhe familjar!!! Ishte argita solli dash*orin Lulin, Tashi u prishen me lulin, Dhe grida do te sjelli dash*orin e rradhes salianjin qe bashkejetojne dhe ta mbajne partine ngrohte! Dhe ka marrw fund ky vend! Te gjithe me dash*oret e vete me orgjite e veta Duke mendu per kte popull dite e nate, Te gjithe me ndertime pallatesh e tendera, E aksione ne cdo firme ndertimi e inernte e miniera E banka e firma betoni e shtrim rrugesh.. Nderkohe qe bejne sikur mendojne per popullin! Ju q*fsha ropt o njerz pa karakter.. Ska zot as njerez, se ju sdo kishin bere nje hap perpara.

    Përgjigju
  • ZENUN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/03/2022 17:45

    Minjt e pd pasi pan që anija po mbytet vrapoin që të shpëtoin. Po kto lloi minjsh si shpëton as Zoti. Për çfar i duhen politikës njerëz si : Bardhi, si Balona tabake, grida suma, salinjan babalja kto jan figura të djegura e të mbaruara. Duhet rini me shkoll e me xhak të ri e kshu politika hecën përpara o ju zagara.

    Përgjigju
  • Loni: 12/03/2022 17:00

    Ky Alibeaj eshte i cuditshem! Po nga se duhet te terhiqet Berisha, kur nderkohe eshte i perjashtuar nga cdo funksion ne PD. Tani ky Alibeaj i thote Berishes hiq dore nga mbeshtetja qe ke. Ky eshte fundi i PD se vules dhe godines.

    Përgjigju
    • Alibeaj muslimani: 12/03/2022 20:25

      Alibeaj gjithe diten me bandat e fierit Dhe me gjyqtarer kurva bashkejetuese Dhe me pantallona siper kaviljes Do me na dhene mend, dhe ben si perkushtuar Per kte popull , plere .

  • Valteri: 12/03/2022 16:57

    Te jena te sinqerte..edhe L.Brava pa ndihmen e ketyre lepirsave..Gjekmarkaj,Duma,Bardhi,Alibeaj etj..nuk do arrinte qe te shkaterron dhe te fundos PD..keta lepirsat kan pritur ndonje ashte nga Rama..por te lepire..por duket qe u kan mbete k*lqet e Rames por ti lepire..Zgjidhja e vetme eshte bashkimi i te gjith fraksioneve...doreheqje a po pushkatim i legenit Brava,mos kandidim i Berishes i cilli e ka vendos Braven aty..dhe zgjidhje te sinqerta per kryetar pa ndikimin e Rames dhe Putinit..

    Përgjigju
  • mirjam: 12/03/2022 16:52

    Partia demokratike eshte "Sali Berisha" i cili ju pelqen ose jo, do kandidoje per kryetar ne 30 prill, vota eshte sekreti i politikes, nese e mund dikush berishen ne pd bravo i qofte, nese nuk e mund dot askush, jeni te lire te qendroni nen hyqmin e tij ose te shkoni te gjeni ndonje partiçke si strehen tuaj deri per zgjedhjet e tjera ku sigurisht nuk do te jeni me deputete.

    Përgjigju
  • Mynyri: 12/03/2022 16:32

    Mark Gjakmarresi katoliku pleh me mandat te vjedhur dhe i vendosur nga lista non grata del e thote qe nuk ka ambicie per asgje. Ky katoliku terrorist pa asnje kontribut ne PD brenda nje kohe te shkurter u be nen kryetar i PD dhe nen kryetar parlamenti. Keta perverse duhet te zhduken jo vetem nga politika por edhe nga Shqiperia. Ky ne universitet bente letra anonime dhe i hidhte poshte deres. Eshte kulturalisht pleh.

    Përgjigju
    • Jej: 12/03/2022 22:35

      As ti nuk i lenke gje mangut kulturalisht. Sa leke te pagojti sali terrori per te shkruar ketu?

  • Arben: 12/03/2022 14:26

    Do benit mire ti kerkonit pervec Berishes edhe Rames te dorehiqet. Per shkak te forcimit te PD. Se e vetmja menyre te forcohet PD eshte ti hapin rruge te gjithe! Vete nuk ka kapacitet te fitoje asgje! Eh, sa te mjeruar e te poshter jane keta qe sot bejne sikur duan reformim e bashkim! Edhe ata jane pjese e deshtimit me 13% te votave...duan te dalin te lare duke bere Bashen kurban!

    Përgjigju
  • Demokrati: 12/03/2022 12:44

    Kush jeni ju qe ti thoni damokrateve se cduhet te bejne .ju te gjithe duhet te jepni llogari per gazin helmues qe na hodhet ne 8 janar. Sa per sali berishen meruni vesh vet me Të.????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut