Trajneri i Kombëtares së 21-vjeçarëve Alban Bushi ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës së kuqezinjve. Më 7 qershor shpresat luajnë në transfertë kundër Turqisë për eliminatoret e Europianit, ndërsa me datë 9 dhe 11 qershor do të jenë dy sfida miqësore kundër Uellsit.
Nga 25 futbollistë të grumbulluar 4 janë debutues. Bëhet fjalë për Patrik Bardhin e Kastriotit, Serxho Kalaj i Lazio-s, Blerton Sheji i Strugës dhe mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Pullumbi. Ftesë për 3 ndeshjet e radhës ka marrë edhe talenti i Cheivos, Angelo Ndrecka, që së fundmi ka debutuar në “Seria A”.
Për ndeshjen me Turqinë, që është edhe më e rëndësishmja, trajneri Alban Bushi ka deklaruar:
“Realisht kemi zhvilluar dy ndeshje dhe kemi vetëm 1 pikë. Tani kemi sfidën e tretë dhe nqëoftëse nuk marin një rezultat pozitiv objektivat apo shpresat tona për të zënë një vend të parë ose të dytë do të jetë shumë të pakta. Turqit i njohim dhe shpresat për një rezultat të mirë janë të barabarta.”
Kombëtarja U-21 është pjesë e Grupit 3 në eliminatoret e Europianit dhe ka vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve. Ndërkohë Turqia dhe Andora që mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë kanë zhvilluar vetëm nga një takim, ndërsa Austria, Anglia dhe Kosova ende nuk i kanë nisur sfidat e tyre.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
UEFA e bën zyrtare, Euro 2027 organizohet në Shqipëri dhe Serbi! Ndeshja hapëse në Novi Sad, finalja në Tiranë
4 Shkurt, 15:27
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
Kombëtarja U-21 nuk jep 'Shpresë', Moldavia na barazon 1-1 në Vorë
15 Nëntor 2024, 16:01
-
Ndryshime në listën e Kombëtares, Alban Bushi fton mesfushorin e Tiranës
14 Nëntor 2024, 13:57
-
Kombëtarja U-21/ Alban Bushi fton Stiven Shpendin
13 Nëntor 2024, 10:02
-
Shpresat/ Trajneri Alban Bushi grumbullon talentin e Leçes
12 Nëntor 2024, 09:18
-
Lista/ Dy ndeshjet e Kombëtares U-21, Alban Bushi zbulon 'Shpresat' kuqezi
10 Nëntor 2024, 21:57
-
Humbi prindërit në aksident, Alban Bushi: Kështu është ulëritëse, sot mora orat që pulsonin në zemrat tuaja
31 Tetor 2024, 15:42
-
Zi në familjen e ish futbollistit të kombëtares/ Alban Bushi humb prindërit në aksident tragjik në Verria të Greqisë (EMRAT)
30 Tetor 2024, 17:06
-
Kombëtarja U-21 mbylli kualifikueset në vendin e 4, Bushi: S'ishte objektiv kualifikimi, akademitë shqiptare punojnë dobët
21 Tetor 2024, 15:07
-
Kualifikimi larg, Kombëtarja U-21 e mbyll grupin në vendin e katërt! Shqipëria mposht 1-0 Armeninë
16 Tetor 2024, 12:06
-
Maldin Kaçurri ftohet për herë të parë, Shqipëria U-21 luan në 'Air Albania' ndaj Armenisë! Trajneri Bushi publikon listën
5 Tetor 2024, 09:21