Bushka në Report Tv: Dhuna në Elbasan sporadike, opozita nuk fiton vota me presione! Deklarata kërcënuese të Metës, për fushatë elektorale

Kandidatja e PS për Tiranë, Klotilda Bushka (Ferhati) ka komentuar dhunën e zhvilluar në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS si një rast sporadik me të cilin opozita shpreson se mund të arrijë fitore, por pa ndikim në fushatë. Në një intervistë për Report Tv, Bushka tha se opozita duhet të kuptojë që votat nuk fitohen as me dhunë dhe as me presion dhe për këtë duhet të ndërgjegjësojë militantë e vet që të vetëpërmbahen nga skena të tilla.  

"Sjellja e dhunës janë të dënueshme, por duhet të themi se në 8 vite që kemi qenë në pushtet e drejta e protestës është rritur. Në fakt opozita gjithmonë ka nxitur dhunë në to. Ata që ushtruan dhunë në Elbasan ishin me banderola të PD, nuk pash ndonjë qytetar me parullë të PS. Prandaj opozita përpara se të bëjnë deklarata sulmuese dhe akuzuese, le të udhëzojnë militantët e tyre për të qëndruar larg dhunës. Megjithatë këto janë raste sporadike, por qytetarët nuk kanë për ta përqafuar dhunën dhe nuk besoj se do të ketë dhunë në fushatë. Opozita duhet të jetë e kujdesshme se votat nuk fitohet as me dhunë dhe as me presion", tha Bushak.

Përplasja te zyrat e FRD dhe deklaratat kërcënuese të presidentit Ilir Meta kundër qeverisë, për Bushkën tashmë tregojnë qartë se ai është jashtë rolit të tij dhe i renditur qartë në krah të opozitës. Bushka tha se deklaratat e Metës janë në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa prania e Presidentit  në zyrat e FRD për t'u konfirmuar me policinë bashkiake nuk duhej të ndodhte.

"Presidenti për fat të keq e ka humbur rolin e tij për të qenë përfaqësues i unitetit kombëtar, pasi çfarëdo që të ndodhte atë ditë ka organe që janë kompetente për të vlerësuar si është një situatë e drejtë apo e  gabuar dhe nuk i takon presidentit apo organeve të qeverisë që të jenë pjesë e shfaqjeve të tilla. Unë i shoh thjeshtë deklarata në kuadër të fushatës elektorale dhe kemi qartësi të pozicionimit të Presidentit në anën e opozitës dhe nuk është në shërbim të popullit. Opozita është në lojë me strategjitë e veta që lë shumë për të dëshiruar, pasi nuk ka asnjë risi, por që kanë mbështetjen e presidentit", tha Bushka.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë