Busti i I.Qemalit në Prishtinë
...i Hasan  Prishtinës në Vlorë

Busti i I.Qemalit në Prishtinë<br />...i Hasan  Prishtinës në Vlorë
PRISHTINE - Në Prishtinë, kryeqytetin e Kosoves do të vendoset shtatorja e Ismail Qemalit, ndërsa në qytetin bregdetar te Vlorës do te vendoset shtatorja e Hasan Prishtinës.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe delegacionit nga Vlora të kryesuar nga Bujar Leskaj, njëkohësisht dhe Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, bën të ditur KosovaPress.

Madje sot është sjellë edhe vendimi i Bashkisë së Vlorës në Prishtinë, për vendosjen e shtatores së ‘Hasan Prishtinës’, në Vlorë.

Sipas të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Prishtinë ka emër të rrugëve me emrin e ‘Ismail Qemalit’, por jo edhe shtatore, madje ai tha se edhe vendosja e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë, është një nder i veçantë për ta.

“Nga qyteti i Vlorës ka ardhur iniciativa që të vendosim bustin apo shtatoren e Ismail Qemalit në Prishtinë dhe po ashtu kemi dërguar iniciativën në Bashkinë e Vlorës që të vendosim shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë. Sot jam i gëzuar që e kemi lajmin nga dy Kuvendet Komunale në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Prishtinës me votë unanime natyrisht edhe me një përkrahje të madhe u aprovu kërkesa që në parim të aprovojmë vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë”.

Ndërsa, Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit së Shqipërisë, tha se “përmendorja e Hasan Prishtinës, i bënë që të ndjehen të nderuar, pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka mbështetur për këtë vendim dhe se dy projektet sipas tij do të zhvillohen paralelisht.

“Republika e Shqipërisë, Këshilli i Bashkisë-Vlorë , me vendim numër 50 datë 23.10. 2014 për miratimin në parim të vendosjes së bustit –shtatores së Hasan Prishtinës në qytetin e Vlorës , Këshilli i Bashkisë Vlorë bazuar në ligjin numër 86, 82 për organizimin e funskionimit e qeverisjes vendore dhe duke vlerësuar iniciativën e kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika dhe me kërkesë propozimi të Komunës së Prishtinës në kuadër të 28 nëntorit Ditës së Pavarësisë vendosi parim, vendosjen e bustit, përmendoren, shtatoren e Hasan Prishtinës , rilindas, patriot, politikan elitar në qytetin e Vlorës . Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Këshilli i Bashkisë dhe kryetari i Bashkisë në Vlorë”, theksoi Leskaj.

Kurse, Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, tha se ndjehet i privilegjuar që shtatoret e dy personaliteteve të njohur do të vendosen në Prishtinë dhe në Vlorë.
“Jo thjesht që do vendosen dy shtatore të dy personaliteteve me përmasa kombëtare, por për faktin që vjen një iniciativë jo thjesht qeveritare por vjen një iniciativë qytetare dhe shumë kush këtu në Prishtinë, disa nga personalitete që kanë ardhur këtu njihen por unë kam fatin t’i njoh të gjithë në kuptimin jo personalisht por edhe nga ajo që ata përfaqësojnë për rrethin e Vlorës , përfaqësojnë për kulturën, për artin, për shkencën , është një diçka shumë e madhe që promotor të kësaj iniciative bëhen këta njerëz”, u shpreh Minxhozi.

Ky vendim u bë i ditur sot në një konferencë për media ku kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti një delegacion nga Vlora

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje