Video/ Zhupa i përplas mikrofonin Margaritit: Pse marrëveshja për Butrintin sekrete?! Trashëgimia nuk është mall! Margariti: Konfidencialiteti i kontratës për aspektet ekonomike

Diskutimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit” u shoqërua me debate, gjatë dhënies së mendimeve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe anëtarja e komisionit Ina Zhupa, iu drejtua me tone të ashpra dhe i përplasi mikrofonin ministres së Kulturës, Elva Margariti, duke i kërkuar llogaridhënie, në lidhje me konfidencialitetin e marrëveshjes 10 vjeçare ndërmjet ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit përmes Partneritetit Publik-Privat.

“Është e turpshme që duam të kalojmë Butrintin, të japim trashëgiminë kulturore me koncesion me një marrëveshje sekrete, kur ka dy momente që jepen kontrata sekrete: kur është sekret shtetëror dhe kur është sekret tregtar”

Po ashtu, Zhupa theksoi se komisioni përgjegjës në lidhje me këtë marrëveshje duhet të ishte pikërisht Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe jo komisioni i Ekonomisë. 

“Butrinti nuk është çështje tregtare, nuk është mall është kultura, ky komision duhet të ishte përgjegjës. Ky komision ka qenë gjithmonë përgjegjës për Butrintin edhe kur bëhej fjalë që Mirela Kumbaro do bënte qofteritë në Butrint

Ministrja e Kulturës, gjatë replikës së saj, siguroi se aspekti ligjor i kësaj marrëveshje është në përputhje me normativat e UNESCO-s dhe Konventën e Ramsarit. Sipas saj, synimi i fondacionit që do të administrojë Parkun dhe nënzonat përreth nuk do të jetë fitimi, dhe të ardhurat do të mbeten në arkën e Butrintit, ndërsa shteti, dhe Ministria e Kulturës nuk do ta dorëzojnë pronësinë. Ndërkaq, pas këmbënguljes së anëtarëve të komisionit në lidhje me shkaqet që kjo marrëveshje ndërtohet me elementë konfidencialiteti ajo u përgjigj:

“Konfidencialiteti qëndron vetëm... për të gjitha aspektet ekonomike të cilat janë të qartësuara në detajet e qindarkës në planin e biznesit. Plani i biznesit është në vetvete një marrëveshje që patjetër ka kaluar një sërë negocimesh, dhe një sërë rishikimesh dhe vendimmarrjes nga institucionet shtetërore”,  tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Sa i përket, marrjes së masave për dëmet e mundshme financiare të planit menaxhimit, avokati përfaqësues i  tha se e drejta e Ministrisë së Kulturës për ta mbikëqyrur menaxhimin dhe për të ndërhyrë në çdo situatë është një lloj garancie për këtë. Ministrja e Kulturës gjatë komisionit, sqaroi se ky u zgjodh si modeli i parë i këtij lloji në vendin tonë, për shkak se do të ishte në “shikueshmërinë e të gjithëve” dhe  shtoi se synohet të bëhet precedent për sitet e tjera. Ajo tha se po punohet paralelisht dhe në Bylis, për planin e menaxhimit të integruar, i cili është ende në fazën e hartimit.

Në prill të këtij viti qeveria miratoi një marrëveshje mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, Marrëveshja pritet të kalojë në parlament për t’u miratuar.

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Një përqindje e të ardhurave të Parkut të Butrintit (duke filluar me 0,5% vitin e parë, deri në 2% e të ardhurave në vitin e katërt) të do të derdhen në Fondin e Trashëgimisë Kulturore, për t’u investuar në site të tjera të trashëgimsië kulturore në Shqipëri.

Marrëveshja e miratuar të mërkurën nga qeveria shqiptare mbështetet në Planin e Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit 2020 – 2030, një dokument prej 300 faqesh, hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.

Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Ina Zhupa i përplasi mikrofonin, reagon Ministrja e Kulturës: Spektakël i shëmtuar

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar pas ‘përplasjes’ me Ina Zhupën në Komisionin e Edukimit. Sipas Margaritit, reagimi i Zhupës e cila i përplasi mikrofonin, ishte një spektakël i shëmtuar.

“Sot publikut iu servir një “spektakël” i shëmtuar gjatë një seance dëgjimore në Kuvend, për një çështje me rëndësi strategjike si ajo e mirëmenaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Një akt brutal, i cili nuk ka të bëjë me kostumin politik, por me statusin e qytetarisë në mjedisin publik. Si grua dhe si nënë, nuk e di se me çfarë guximi do të kthehesha në shtëpi, nëse do ta dija se ime bijë apo çdo bashkëmoshatar i saj do të më kishte parë në ekran, duke shkulur mikrofonë e duke i rënë tavolinës me grushte!! Nuk arrij dot ta vendos veten në pozicionin e një gruaje tjetër, që abuzon me besimin e dhënë si përfaqësuese e një komuniteti, duke harruar se në radhë të parë është një figurë publike dhe detyrimisht një shembull publik. Të zgjedhësh forcën e dhunës në vend të forcës së fjalës dhe në vend të argumentit të zgjedhësh ulërimat, kjo fatkeqësisht ndodh në mjedisin tonë publik, por kur këtë e bën një grua kjo të le pa frymë dhe pa fjalë.  Gjithsesi, si Ministre Kulture do të doja të siguroja çdokënd se nuk ka asnjë marrëveshje ‘sekrete’ për të ‘shitur’ Butrintin. Ka qenë dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar, madje edhe përtej pretendimeve të një pronari që një parti tjetër ia njohu Butrintin si trashëgimi familjare! Ministria e Kulturës do të jetë gjithnjë e hapur për të dëgjuar, reaguar, korrigjuar, ngritur ura dhe shembur mure paragjykimi, duke besuar në forcën e dialogut, mirëkuptimit dhe transparencës! Personalisht ndihem keq për institucionin, për publikun që e pa atë skenë, për kolegët pa dallim. Por ndihem mirë, sepse edhe disa kolegë të opozitës më shprehën keqardhjen e tyre për ‘spektaklin’, jo për mua”, shkruan Margariti.

Ora 12:11
Tensione te Komisioni për Edukimin, Zhupa i heq mikrofonin ministres së Kulturës! Petro Koçi kërkon ndërhyrjen e gardës (VIDEO)

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka patur tension mes deputetes së PD Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti. Në këtë mbledhje po diskutohej projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit".

Ina Zhupa, e revoltuar tha se marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion është sekret dhe sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall.

Kur iu dha fjala ministres së Kulturës, Zhupa u ngrit dhe i hoqi mikrofonin duke thënë se nuk mund të kalohet rendi i ditës në këtë mënyrë ndërsa kryetari i Komisionit, Petro Koçi kërkoi ndërhyrjen e punonjësve të gardës për të ndaluar aktet e dhunshme.

Debati

Ina Zhupa: Nuk kalohet rendi kështu.

Petro Koçi: A ka mundësi të mbash vetveten. Nuk je ti komandantja e rregullores këtu.

Elva Margariti: Një marrëveshje e cila ka kaluar sipas të gjithë kuadrit ligjor dhe këtu jemi për të diskutuar... Ju falënderoj për vizitën tuaj në Butrint.

Ina Zhupa: Nuk vazhdon.

Elva Margariti: Të pëlqen nuk të pëlqen do ta dëgjosh, nëse nuk të pëlqen bëj kritika në fund.

Petro Koçi: Me qetësi zonja ministre, ju lutem punonjësve të gardës mos lejoni veprime të dhunshme.

Elva Margariti: Është një marrëveshje që është nënshkruar sipas kuadrit ligjor, është nënshkruar në nëntor të 2021. Ngritja e një fondacioni të posacëm që vjen jo si një kërkesë e kohës, por si detyrim ligjor, është marrëvehsje që do të marrë jetë.

Ina Zhupa: Është marrëveshje turpi.

Elva Margariti:Turpin ti e vesh përditë. Ti je fytyra e turpit në këtë komision, je anti njeiru dhe anit femra.

Ina Zhupa: Të të vijë zor që ulesh aty.

Elva Margariti:Sot po flasim se si pasuritë kulturore menaxhohen se kultura nuk është aset që ka nevojë vetëm për kutlura, por nëse mirëadministrohet sjell buxhete në arkën e shtetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 26/04/2022 18:08

    Butrintin ua ka dhën grekëve, për këtë arsye është sekret … trdhëtia ka emër = Rama

    Përgjigju
  • redi: 26/04/2022 17:59

    Pse duhet te ipet Butrinti me PPP ? A nuk ka mundesi shteti ta administroje me mire dhe te marri te ardhurat vete.A nuk u bind zoti Rama qe PPP nuk jane model suksesi por grabitje e pasurise kombetare.Si ka mundesi rri ne krye te PS dhe model ekonomik i tij eshte super i djathte dhe neo liberal.Modeli ekonomik ndan dhe politiken ne spektrat e saj pra qendrimi mbi pronen eshte gure themeli per kauzen qe ndjek .Nuk ka ngel prone sherbim e pasuri kombetare pa dhene me koncension dhe perfundimi eshte varferi ,pabarazi dhe rritje e borxhit publik nga ne te nedhenjte ne europe.Ku eshre industria e hidrokarbureve sot ?Pse sot komplet nafta vjen nga importi dhe nafta jone shkon ne Spanje nga Bankersi.30 vjet te gjithe qeverite pa perjashtim kane abuzuar me pasurite kombetare dhe me delegimin qe sovrani i ka dhene me voten e tij. Ed Rama pervec Rilindjes urbane dhe rurale si dhe infranstruktures do te mbahet mend si me ipriruri per te zhduk pronen publike.Pse ?A po kemi prosperitet ekonomik apo 95% e shqiptareve jetojne ne varferi dhe 5% gezojne pasurine kombetare te privatizuar dhe te marre ne PPP e Rames dhe koncensionet e Nanos dhe Saliut.Keto parti asnje nuk i sherbeu dhe i sherben popullit por klaneve te tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja