Butrinti/ Zhupa: I kërkova qeverisë komunikimet me UNESCON, më sollën një copë letër me shkrim dore! Po fshehin të vërtetën

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Në një deklaratë për mediat tha se ajo ka kërkuar të marrë komunitet që janë bërë nga qeveria shqipatre me UNESCO, sa i takon çështjes së Butrintit, por sipas saj Këshilli i Ministrave i kë dërguar një ‘copë letër me shkrim dore’.

Zhupa tha se Këshilli i Ministrave nuk ia ka dërguar komunikimet me e0mail me UNESCO, për në përgjigjen e kthyer me dorë thuhet se kanë humbur për shkak të largimit të punonjësve nga puna. 

“Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”, thuhet në letrën e publikuar nga Zhupa. 

Zhupa u shpreh se qeveria po përpiqet të fshehë të vërtetën për Butrintin. 

DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES INA ZHUPA

Siç jeni në dijeni, gjatë gjykimit kushtetues, si deputete e Partisë Demokratike, unë kam kërkuar të marr të gjitha komunikimet me UNESCO të qeverisë shqiptare. Butrinti është pasuri botërore UNESCO dhe njoftimi dhe rekomandimet e tyre janë detyra shtetërore.

Për të treguar mungesën e seriozitetit të Këshillit të Ministrave, dhe gjendjen katastrofale me të cilën punojnë sot, do kërkoj vëmendjen e publikut për një nga “dokumentat” e sjella nga Këshilli i Ministrave.

Është pikërisht kjo, një copë letër me shkrim dore, pa firmë, pa vulë, pa protokoll, pa datë, siç mund ta shikoni. Kjo copë letër i sillet Gjykatës Kushtetuese, nivelit gjyqësor më të lartë në Republikën e Shqipëerisë dhe shkruan:

“Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”.

Kjo copë letër, që si duket është sjellë nga pakujdesia prej Këshillit të Ministrave ose nga çmenduria e një administratë që nuk kupton rëndësinë e procesit kushtetues, nuk kupton rëndësinë e Unesco-s, rëndësinē e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe rëndësinë e palëve si Presidenti, Deputetët, KLSH, Avokat i Popullit.

Kjo copë letër “zyrtare” tregon mungesën e seriozitetit të sistemit qeverisës së shtetit, trajtimin aspak profesional të komunikimeve shtetërore zyrtare me organizmat ndërkombëtarë, por dhe humbjen e dokumentave zyrtare, mospasjen e informacioneve të sakta nga UNESCO.

Nga ana tjetër një përpjekje më shumë për të fshehur informacion. Kjo sepse edhe sikur llogaritë e emailit të personave, ish funksionarë publikë të larguar, të jenë mbyllur, sërish përmbajtja e tyre mund të gjenerohet nga sistemi gov.al që administrohet, ruhet nga AKSHI. Janë dhënë miliona euro për qeverisjen dhe sistemet elektronike që në fund të humbnim komunikimet zyrtare me UNESCO?!

Një meme e gatshme e mënyrës si funksionon qeveria shqiptare, dhe njē rrethanë apsak e këndshme, del në pah përpara Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit publik mangësitë që kemi nga informacionet e paraqitura nga qeveria në lidhje me gjithë praktikën e ndjekur për të dhënë me koncesion Butrintit për 10 vjet.

Për Butrintin po fshihet e vërteta sepse çdo gjë është kundër atyre që e kanë dhënë dhe atyre që e kanë marrë. Si bashkëpunëtore në krim qeveria nuk sjell dokumentat zyrtare, kurse AADF nuk vjen si palë në procesin gjyqësor. Por tē jenë të sigurt që çdo marifet nuk i shpëton dot nga antikushtetueshmëria.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI