TRIANE- Miratimi i projekt-buxhetit nga Qeveria që pritej ditën e djeshme është shtyrë për të hënën. Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga Kryeministria. Ndërkohë hulumtime të mëtejshme të projekt-buxhetit theksojnë gjithmonë e më shumë faktin se Qeveria ka parashikuar të ulë shpenzimet dhe të rrisë të ardhurat, kryesisht duke fortifikuar një sistem efikas të mbledhjeve të tatimeve. Gjithashtu, prioritet për buxhetin e vitit 2014 është edhe ulja e borxhit. Drafti i buxhetit është përpiluar në bashkëpunim të ekspertëve të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Të ardhuratNë bazë të projekt-buxhetit të ardhurat priten të jenë rreth 360 miliardë lekë. Të ardhurat nga nga sektori i doganave dhe tatimeve, priten të jenë sa 18% e PBB-së. Në raport me vitin 2013, pritet një rritje me rreth 14% për sa i përket të ardhurave të mbledhura nga këto sektorë. E marrë në vlerë absolute në raport me buxhetin e vitit 2013, në këtë projekt-buxhet të ardhurat nga akciza me 37%, nga TVSH-ja priten të rriten me 11%, dhe nga tatimet me 50%. Nga ana tjetër sistemi i ri fiskal do të bëjë që të ardhurat nga tatimi individual të bien me 6% nga sa është aktualisht. Ndërkaq, të ardhuarat nga tatimi i bizneseve të mëdha priten të rriten nga 10%, që është aktualisht, në 15%
ShpenzimetNë këtë projekt-buxhet, deri më tani, pritet që shpenzimet të kapin shifrën 460 miliardë lekë. Kjo e bën gjithmonë e më të rëndësishëm marrjen e huasë nga Banka Botërore. Ndërkohë këto shpenzime do të kryehen kryesisht në sektorë që ndihmojnë në rritjen e mirëqënies sociale. Për shpenzimet në lidhje me sigurimet shoqërore e shëndetësore, pritet një rritje prej 6.4%, ose e shprehur në vlerë monetare 8.1 miliardë lekë.
BorxhiDuke qenë se shpenzimet priten të tejkalojnë të ardhurat, detyrimisht deficiti buxhetor parashikohet të rritet. Sipas projekt-buxhetit pritet që deficiti-buxhetor të arrijë deri në 12 miliardë lekë ose e thënë ndryshe 14% e PPB-së. Në krahsim me vitin 2013 deficiti buxhetor do të jetë më i lartë. Ndërkaq, 2.8% e PPB-së do të përdoret për të shlyer detyrimet ndaj sipërmarrjeve. Në vlerë monetare, fondi për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura pritet të jetë 39 miliardë lekësh. Nga kjo shumë 22.8 miliardë do të jenë për detyrime në sektorin e infrstrukturës.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26