TIRANE- Deputetja socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Evis Kushi vlerëson buxhetin e vitit 2015 duke theksuar se nëpërmjet tij nxitet punësimi dhe prodhimi vendas. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Kushi sqaron se Komisioni i Ekonomisë nuk do të miratojë taksën për heqjen e akcizës për pijet energjike, duke kujtuar se kjo është një taksë që përdoret edhe në vendet e BE-së.