TIRANE- Rreth 2.3 miliard lekë është fondi për vitin 2015 i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ky buxhet është menduar që të përdoret për tre objektiva kryesorë të kësaj ministrie siç janë strehimi, legalizimi dhe turizmi. Ministria Eglantina Gjermeni tregoi me detaje ndarjen e kësaj shume sipas objektivave të ministrisë.
“Janë fonde për planifikimin urban dhe strehimin me vlerë totale 1.9 miliard lekë ose 83 % e vlerës totale të buxhetit. Planifikim, Menaxhim, administrim me vlerë totale 258 mln lekë. Zhvillimi i turizmit me vlerë totale 124 mln lekë. Vend të rëndësishëm zënë investimet publike ku janë parashikuar rreth 869 mln lekë investime”, tha Gjermeni.
Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet strehimit për të gjithë njerëzit në nevojë, duke përcaktuar fonde për banesa sipas kërkesave të bashkive përkatëse.
“Bashkia Korçë, 70 apartamente me vlerë 230 mln lekë. Bashkia Fier, 40 apartamente me vlerë 92 mln lekë. Bashkia Berat, 35 apartamente me vlerë 92 mln lekë. Bashkia Lushnjë, 35 apartamente me vlerë 116 mln lekë. Bashkia Librazhd, 35 apartamente me vlerë 116 mln lekë”, u shpreh Gjermeni.
Sipas Gjermenit 386 milionë lekë do të jenë fondet për subvencionet e kredive të buta për banesa të cilat përfshijnë 215 apartamente. Ministrja Gjermeni i është përgjigjur pyetjes së deputetes Gjylameti se si do të veprohet për koletaralin qe kërkojnë bankat nga njerëzit në nevojë.
“Banka vepron për dhënien e kredive për qytetarët në nevojë sipas listave që vijnë nga njësia vendore dhe banka e ofron vetë ketë kolateral, në kuptimin që nuk kërkon nga këta qytetarë të cilët ne i kemi çuar emrat si qytetarë në nevojë”, tha ministrja Gjermeni.
Buxheti përshin edhe një shumë të caktuar për përmirësimin e jetesës së komunitetit rome. Një tjetër pikë e parashikuar është edhe legalizimi i 50 mije objekteve të cilat kanë filluar këtë praktikë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31