TIRANE- Rreth 15 milionë lekë më shumë ose 0.4 % më shumë, është buxheti i propozuar për vitin 2015 për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ky buxhet është përqendruar në tre zëra kryesorë siç janë administrimi, menaxhimi dhe projektimi, shërbimi diplomatik i jashtmen dhe aktivitete diplomatike. Sipas Bushatit ky buxhet është më i thjeshtë se ai i institucioneve të tjera dhe është realist për mbulimin e shpenzimeve.
I pyetur nga deputetët nëse nevojiten më shumë fonde për të përballuar kriza e vështirësi diplomatike si e Beogradit zakonisht janë të papritura, Bushati sqaroi se “më i rëndësishëm se burimet financiare është vizioni”; duke theksuar se “diplomacia shqiptare e përballoi shumë mirë situatën e krijuar pas ndeshjes Serbi-Shqipëri pavarësisht buxhetit që kjo ministri ka në dispozicion. Ne nuk paguam asnjë nga mediat ku dolëm, asnjë zë i buxhetit nuk shkoi për perfomancën e qeverisë”.
Gjatë raportimit në Komision, ministri Bushati deklaroi se për vitin e ardhshëm ka më shumë para në dispozicion për shkak të mbylljes së ambasadave, por edhe për shkak të një marrëveshje me shërbimin sekret sipas të cilës oficeret e SHISH nuk do të paguhen më nga ministria, por nga vetë institucioni.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO