Buxheti 2017, Magjistratura dhe
ILDKPKI shtesë për reformën

Buxheti 2017, Magjistratura dhe<br />ILDKPKI shtesë për reformën
Edhe pse është institucioni prej nga ku do të dalë brezi i parë i gjyqtarëve dhe prokurorëve të reformuar, shkolla e magjistraturës kishte më pak lekë në 2017 për funksionimin se një vit më parë.
 
Për këtë arsye drejtori Sokol Sadushi kërkoi nga ministria e Financave dhe komisioni i Ligjeve 32 milionë lekë shtesë, në kuadër dhe të detyrimeve të reja ligjore që lindin nga reforma në drejtësi.
 
Gjyqtarët e prokurorët do t’i nënshtrohen Vetingut që para se të konkurrojnë në shkollën e magjistraturës, për këtë arsye ministria e financave akordoi shtesën.
 
Të njëjtën gjë bëri dhe me Inspektoriatin e Lartë të kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive , që ka gjithashtu rol aktiv në kuadër të reformës në drejtësi, duke i rritur fondin dhe me 5.6 milionë lekë të tjera.
 
Në këtë vit zgjedhor KQZ, kërkoi 33 milion lekë shtesë nga ato të parashikuara, për të blere furgonë, rikostruksion magazine të materialeve dhe softwerin.
 
Shtesë të buxhetit për 2017 ka kërkuar edhe institucioni i Avokatit të Popullit në vlerën e 6.2 milionë lekë, të cilat ministria tha se do ta mendojë. Ndërsa institucionet e tjera që raportuan tek komisioni i ligjeve ishin të kënaqura nga shuma e akorduar.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri