Konkretisht është parashikuar krijimi dhe ngritja e kapaciteteve të KLGJ, KLP dhe inspektoratit përgjegjës për të hetuar shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është parashikuar krijimi i strukturave të specializuara anti-korrupsion në nivel kombëtar si dhe krijimi i një platforme të IT për funksionimin e sistemeve elektronike të gjyqësorit.
Buxheti për drejtësinë konsiston gjithashtu edhe në vendosjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve të gjykatave në efiçencë të plotë, krijimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve dhe thellimin dhe zgjedhimin e objektit të aktiviteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës në lidhje me trajnimin fillestar dhe trajnimin e vazhdueshëm për gjyqtarët dhe prokurorët.
Buxheti parashikon edhe rritjen e kapaciteteve të Departamentit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe projektimin dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit, aktiviteteve operacionale dhe të kontrollit, dhe funksionimi financiar i Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera (KLGJ, KLP, Inspektoriati i ri, Këshilli i Emërimeve) për të mundësuar që ato të menaxhojnë procesin e reformës.
Ndërkaq, gjatë vitit 2017, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një sërë ligjesh si pasojë e reformimit të Sistemit të Drejtësisë. Po gjatë vitit 2017, janë zgjedhur të gjithë organet e rivlerësimit kalimtar - Anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve - Komisionerët Publikë - Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Apelimit.
Gjatë vitit 2017, qeveria ka realizuar rikonstruktimin e ndërtesës se ish “Lidhjes se Shkrimtareve”, godine e cila do te shërbejë për akomodimin e stafit sipas strukturës përkatëse të dy Komisioneve për procesin e Rivlerësimit te Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Gjithashtu, Kuvendi është duke përzgjedhur dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe kanë filluar procedurat edhe për organet e tjera të sistemit të qeverisjes së drejtësisë.
d.c./shqiptarja.com







