Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë këtë të hënë prezantoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku theksoi se për vitin 2019 buxheti ekonomik do të ketë një rritje me 5.9 %. Ministri i Financave u shpreh se me modelin e ri ekonomik nuk do të ketë më koncesione me ofertë të pakërkuar. Sipas Ahmetaj viti 2019 do të jetë viti i rritjes së pagave në sektorë si bujqësia, industria dhe arsimi dhe infrastruktura.
“Duke filluar nga janari i vitit 2019, planifikojmë të rrisim buxhetin e shtetit në total me 5.9 %. Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. Paketa fiskale parashikon ndryshimet e mëposhtme për tatimin e për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Shpenzimet buxhetore do mbështesin shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën duke gjeneruar edhe punësimin. Shpenzimet buxhetore për herë të parë shkojnë në 519 mln lekë. Nuk do ketë më koncenisione me ofertë të pakërkuar kryesisht në sektorin e infrastrukturës rrugore.
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë
Ndërkohë, ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij, premtoi se do të ketë një normë të reduktuar TVSH-je edhe për transportin e autobusëve publik.
Do të ketë përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara sipas VKM. Normë e reduktuar TVSH për transportin e autobuzave publikë.
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë
Sakaq, gjatë mbledhje së ditës së sotme Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe i drejtoi disa pyetje Ministrit të Financave në lidhje kontratat koncensionare dhe sesi monitorohet zbatimi i tyre.
Tek koncenisionet, do doja të dija mënyrën sesi monitorohet zbatimi i këtyre kontratave. E Kam fjalën për mënyrën sesi monitorohet sektori i shërbimit enegjitik, pullat fiskale, shërbimi i kontrollit teknik të automjete, sektori i shëndetësisë. Interesohem sepse janë sektorë që kanë kontakt të drejtpërdrejt me shërbimin publik . U jam referuar të dhënëve te tre-mujorit të dytë për vitin 2018. Sektori industrisë, ndërtimit dhe bujqësisë këto tre sektorë kanë pësuar rënie. Doja të dija për vitin e ardhshëm, si do të financohen këta zëra? Do doja për vitin 2018, nëse ka detyrime të prapambetura dhe cdo të ndodhë për vitin e ardhshëm?
Erion Braçe, Kreu i Komisionit të Ekonomisë
Ndërsa iu përgjigj, Kreut të Komisionit të ekonomisë, Ministri i Financave, Ahmetaj bëri të ditur se sektori i bujqësisë ka qenë një ndër sektorët më të financuar për vitin 2018 dhe se do të vijojë të mbetet një ndër sektorët më potencial ne fushën e investimeve të qeverisë .
Bujqësia ka patur një rritje me 20.9%. Bujqësia, industria, ndërtimi dhe shërbimet kanë pësuar rritje në cilësi dhe investime. Bujqësia është sektori më i mbështetur dhe produktiv qoftë me paketë fiskale, qoftë me financim. Sa për kontratat i monitoron autoriteti kontraktor,ministria e financave ka detyrë të monitorojë vetëm anën fiskale, monitoron vetëm risqet fiskale të PPP. Sa i përket krijimi i detyrimeve të prapambetura , nuk do të lejohen më të kalohen afatet e kohëzgjatjeve.
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë
Ahmetaj kujton se populli eshte budalla . Po cfar koncensionesh kane mbetur pa u dhane deri tani , qe thya nuk do lejojme me koncensione te pakerkuara ? Shqiperia nje dite do mbetet oa paguar koncensionistet , por ti dhe Rama nuk doni te dini . Ju jeni qeveri me koncension , pamvaresusht se nashtryat popullin
Përgjigju