TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka vijuar me akuzat lidhur me buxhetin e vitit 2019 (LEXO KETU) dhe me koncesionet e dhëna nga qeveria shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Vasili e ka quajtur buxhetin e 2019 një shkatërrim për ekomoninë shqiptare.

Qeveria shqiptare po ecën me kokëfortësi lidhur me koncesionet. Parlamenti Europian i ka quajtur një dështim të vërtetë.  I quajtën këto projete të dështuara dhe të korrupuara.  FMN, Banka Botërore dhe Ambasada amerikane e bënë të qartë mendimin e tyre, thanë ndalni koncesionet.

Petrit Vasili, deputet i LSI-së 

Vasili i ka krahasur koncesionet me një paradhomë të katastrofës ekomike, e ngjashme me skemën e piramidave vite me parë.

Koncesionet janë mbi 3 miliardë dollarë, këto e çojnë borxhin mbi 80%. Është paradhoma e një piramide të dytë. Ky është buxheti më tragjik ndonjëherë. Përgadit shkatërrimin e Shqipërisë. LSI do të vazhdojë të bëjnë të qartë që konc janë shkatërrim për ekonominë.

Petrit Vasili, deputet i LSI-së