TIRANË- Vetëm pak ditë pas miratimit të buxhetit për vitin 2020 në Kuvend me 90 vota pro, eksperti i ekonomisë Adrian Civici e shikon me skepticizëm nivelin e rritjes ekonomike të parashikuar për vitin e ardhshëm. Sipas tij, e vetmja mënyrë që rritja ekonomike të arrijë në 4% është nga mbledhja e sa më shumë të ardhurave nga ndihmat dhe donacionet.
“Nëse ka një faktor që mund ta realizojë rritjen ekonomike 4%, do të jenë të gjithë ndihmat të gjitha donacionet dhe financimet që do të bëhen për eliminimin e pasojave të tërmetit. Natyrisht këtu duhet të bëjmë një dallim midis rritjes ekonomike si shifër që mund të jetë 4%, dhe efekteve që ajo ka në eliminimin e varfërisë në shpërndarjen e mirëqenies që vjen nga rritja ekonomike” tha Civici.
Civici shprehet për Report TV se duhet bërë një rishpërndarje më e mirë e fondeve tek qytetarët, dhe në rast të rritjes ekonomike të jenë ata që përfitojnë të parët.
“Në vetvete sa më tepër bën shpenzime, natyrisht që rritja ekonomike shtohet, por kur këto shpenzime nuk kthehen më pas në mirëqenie ose nuk shpërndahen qoftë nga pikëpamja territoriale ose nga pikëpamja sociale të shtresave të ndryshme në mënyrë më harmonike dhe të barabartë, natyrisht efektet e rritjes ekonomike nuk janë ato që priten” u shpreh eksperti i ekonomisë.
Ndërkohë sa i takon faturës së dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, ai sqaron se është i pranueshëm një borxh i ri i përkohshëm për të kapërcyer situatën.
“Situata e pranon si zgjidhje edhe një borxh të ri të përkohshëm, natyrisht me kushtin që të përdoret vetëm në ekonomi dhe në eliminimin e pasojave të tërmetit dhe jo të shërbejë si një valvul për të rregulluar shpenzimet korente apo elemente të tjera” deklaron Civici.
Në buxhetin e vitit 2020, për programin e rindërtimit janë përcaktuar 20 miliardë lekë, ku 13 miliardë janë nga buxheti i shtetit dhe 7 miliardë nga donacionet. Po ashtu 1 miliard lekë është parashikuar të përdoren si bonus qiraje për familjet që do të akomodohen në apartamente me qira.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krizat/ Angjeli: S’ka kaluar e keqja më e madhe, vështirësi në ekonomi deri në fund të 2023! Civici: Përshtatja me teknologjinë po pasuron kombet
26 Dhjetor 2022, 22:34
-
Zv.ministrja e Financave: S'tërhiqemi nga amnistia fiskale, takimi me ambasadorët me qëllim që të përmirësojmë ligjin! Civici: Rrezik futja e parave të pista
29 Shtator 2022, 17:56
-
Kriza ekonomike, Civici në ‘5 pyetjet’: Jemi në një situatë inflacioniste, të punojmë për pavarësinë energjetike dhe të nxisin prodhimin vendas
11 Prill 2022, 22:45
-
Pushtimi i Ukrainës, Pollo: Putin solli me dhunë e gjakderdhje mendësinë shekullit të 19 në shekullin e 21! Civici: Lufta do prekë edhe ekonominë tonë të brishtë
25 Shkurt 2022, 18:32
-
Rriten çmimet, Civici për Report Tv: Qeveria të indeksojë rroga dhe pensione! ‘Open Ballkan’ një mundësi edhe risk për vendin tonë
27 Shtator 2021, 23:09
-
Buxhetit humbi 281,2 mln euro nga pandemia në 2020! Ministria e Financave: Rënia më e fortë te tatimi mbi fitimin dhe tatimi i të ardhurave personale
11 Shkurt 2021, 14:59
-
Intervista e plotë/ Civici për Report Tv: Nuk ka vend për ndryshime fiskale në vitin 2021! Rënia ekonomike 10.2% e pritshme
3 Tetor 2020, 19:04
-
Rimëkëmbja ekonomike/ Civici për Report Tv: Të mbështetet prodhimi! Goditemi dhe nga varësia që kemi me Italinë dhe Greqinë
3 Tetor 2020, 16:20
-
Rritja e pagës minimale/ Civici për Report Tv: Pozitive, por duhet të mësohemi me këto premtime se në fushatë politikës i shtohet dhembshuria sociale
23 Shtator 2020, 18:34
-
Miratohet akti i dytë normativ për rishikimin e buxhetit, 7 mld lekë për paketën e dytë! U prekën pagesat për Rrugën e Arbrit, inceneratorët dhe Rapiscani
28 Prill 2020, 17:05
-
Rishikohet përsëri buxheti/ Ja ku do të merren 7 mld lekë për paketën e dytë financiare... Nga Rapiscani deri tek inceneratoret e Fierit dhe Elbasanit
17 Prill 2020, 17:17
-
Covid-19 në Shqipëri/ Civici për Report Tv: Ekonomia do të rezistojë, nuk ka recesion!
24 Mars 2020, 14:13
Sikur te kishim oasur nje ekonomist si Civici kryeminister qe nga 91 , ku do ishte sit Shqiperia ? Besoj me mire se kurre. Por nuk i dihet ne te ardhmen
Përgjigju