Zv.ministrja e Financave: S'tërhiqemi nga amnistia fiskale, takimi me ambasadorët me qëllim që të përmirësojmë ligjin! Civici: Rrezik futja e parave të pista

Zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka zbardhur në Report TV takimin e mazhorancës me ambasadorët për amnistinë fiskale. Vjero thotë se ishte një diskutim në nivel teknik, ku ambasadorët kanë adresuar shqetësimet e tyre, ku edhe më kryesori është ai që nga kjo amisti të mos përfitojë grupet kriminale.

Në një intervistë në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Vjero theksoi edhe njëherë që qeveria është e qartë që nuk do të tërhiqet nga amistia fiskalë, pavarësisht kundërshtive, por ky takimi u bë më qëllim që të përmirësohet kuadri ligjor në sajë të problematikave të ngritura nga përfaqësuesit diplomatikë në vendin tonë.

“Në diskutimin që u bë më përfaqësues të BE, shqetësimi i tyre është që ky legjislacion duhet ët jetë i kujdesshëm, në mënyrë që grupet që kanë bërë para në mënyra kriminale, të mos kenë hapësirë për të përfituar. Nga ana tjetër një shqetësim lidhej me taksimin e dyfishtë, apo edhe elementë të tjerë teknik. Një koment i tyre lidhje edhe me normat që kemi parashikuar me normat e taksimit të posaçëm, 7 dhe 10%. BE gjykon se duhet të jenë pak më të larta se ka një dekurajim të tatimpaguesve të rregullt, të cilët kanë paguar norma të tjera në vite të të ardhurave të tyre. Bëmë një diskutim në nivel teknik. Argumentet tona janë që ligji për amastinë është iniciativë që garanton likuiditet në ekonomi sidomos në periudhën që ekonomia shqiptare dhe botërore po kalon, instrument për të mbështetur sipërmarrjen. Do stimulojë rritjen ekonomike.

Në frymën e përmirësimeve që qeveria dëshiron ti bëjë lktj ligji. Patëm diskutime me ekspertët që erdhën me përfaqësuesit e delegacioni. Ligji për amastinë është iniciativë që garanton likuiditet në ekonomi sidomos ne periudhën që ekonomia shqiptare dhe botërore po kalon, instrument për të mbështetur sipërmarrjen. Do stimulojë rritjen ekonomike. Janë diskutime për të përmirësuar legjislacionin, jo për të tërhequr. Janë diskutime që janë bërë për të gjetur draftin më të mirë”, tha Vjero në Report TV.

Për ekonomistin Adrian Civici, Bashkimi Europian ka kundërshti për amnistinë pasi legjislacioni i prezantuar deri më tani ka ende nevojë për përmirësime, në mënyrë që të ndalohet futja e parave informale dhe kriminale. Civici thotë se duhet të ketë një legjislacion të qartë sesi do bëhet filtri i parave dhe në çfarë rrugësh në Shqipëri.

“Shqipëria është në drejtën dhe kërkesën e saj për të bërë amisti fiskale. Kanë dritëhije e tyre dhe kjo është edhe një nga arsyet pse aji që duhet më shumë është që të ketë konsenus politik. Pse ka hezitim nga BE? Brenda çdo amistie është thelbi i amistisë së parave informale dhe kriminal. Duhet të një legjislacion i qartë edhe për partnerët e BE, sesi do frenohet mundësia për pastrim parash dhe kërkesa e tretë, ekziston shqetësimi me çfarë rrugësh do vijnë në Shqipëri, a janë të legalizuara në banka. Nëpërmjet kësaj rruge të mund të vijnë para të pastrimit të parave. Legjislacioni ka nevojë për qartësime, plotësime që t’i pritet rruga pastrimit të parave dhe pastaj abuzimeve që mund të bëhen ne emër të parave dhe transfertave. Moment që Shqipëria ka nevojë të bëjë amisti në këtë moment, ajo që është me e rëndësishme është dita më pas. Duhet të shoqërohet me sistem ligjor më të fortë se tani që të ardhmen mos të kemi nevojë të bëjmë një tjetër amisti fiskale”, thotë ai.

Ekonomisti Agim Binaj shprehet se Shqipëria duhet të marrë si shembull ligjet që kanë hartuar vende të tjera si Italia, me qëllim që të shmanget futja e parave të pista nga emigrantët.

SHBA ka bërë aministi fiskale, në 27 e ca shtete, apo Italia, Franca. Unë mendoj që Shqipëria  e ka të domosdoshme. Duhet ti falim, por ka kufizime. Nëse është marrë me veprimtare të palejueshme. Kjo nuk mund të quhet ideale. Ligjvënësit ose ata që merren me përgatitjen e ligjit duhet të kenë konsulencë shumë të fortë. Këtu eksperiencat janë të gatshme, kemi ligje që mund ti marrim të gatshme”, u shpreh Binaj.

Amnistia fiskale dhe penale është në fazën e konsultimit publik dhe nëse miratohet nga Kuvendi, pritet të zgjasë 9 muaj dhe të ketë dy fasha tatimi 7% për vetëdeklarimin në 4 muajt e parë dhe 10%  në 5 muajt e tyrë, ndërsa maksimumi i vetëdeklarimit është 2 milionë euro nga një familje. Ky proces i hap rrugë legalizimit të pasurisë së luajtshme dhe paluajtshme të fshehura të emigrantëve dhe rezidentëve në Shqipëri, si dhe  bizneseve ju jepet mundësia të formalizohen, duke legalizuar bilancet e tyre të dyfishta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 29/09/2022 20:19

    Ka 30 vjet qe jetoj ne emigraciin dhe njoh shume bashkekombes dhe asnje prej tyre nuk ka para as per te blere nje makine te re. Po flas per ata qe jetojne e punojne ndershmerisht ose tek tuk edhe ne pune te padeklaruar dhevqe nuk merren me drige, prostitucion apo kontrabande.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/09/2022 19:08

    Ah moj vasiliqi,të ka urdhëruar "Pashaj" të këmbëngulësh..... dhe ti ske tagër për të thënë ndonjë mendim alternativ tëndin,edhe nëse të ka kaluar ndonjëherë nëpër masën e hirtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja