Buxheti 2020 për Bujqësinë, Panariti për Report TV: S'jemi konkurues as me rajonin! Kritika nga ekspertët

Rreth 11 miliardë lekë është parashikuar të përfitojë Ministria e Bujqësisë nga buxheti i shtetit për vitin 2020. Kjo shifër është 1.1 miliardë lekë më e lartë se buxheti i fillestar i këtij viti. Për vitin e ardhshëm në fokus të kësaj ministrie do të jenë fermerët dhe mbështetja e tyre me fonde. Por për ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti ky buxhet është i pamjaftueshëm.

Ky buxhet është tërësisht i pamjaftueshëm për të plotësuar kërkesat për subvencion të fermerit dhe për rrjedhojë do ta vërë atë në një pozicion akoma më të rënduar përballë konkurrencës, se nuk është se prodhojmë vetëm ne; prodhojnë edhe fqinjët, meqë subvencionohen rëndë dhe ata prodhojnë me kosto shumë më të ulët se ne”  tha Panariti.

Të njëjtin qëndrim mban edhe Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj, i cili kërkon që ky buxhet të rishikohet dhe të mbështetet më tepër bujqësia.

Nuk besoj që do të zgjidhë të gjithë problematikën që ne kemi për vitin që vjen. Prandaj është domosdoshmëri që të rishikohet dhe në proces të japim edhe ne mendimet tona se ku duhet rishikuar. Ne presim më shumë financim dhe më shumë buxhet përsa i përket çështjes së kooperimit. Elementi i dytë i rëndësishëm është ai sa i përket mbështetjes së fermerit dhe për asistencën. Nuk është i mjaftueshëm” deklaroi Rrapaj.

Ndërkohë ish ministri Panariti ka një sërë sugjerimesh për qeverinë, për të zhvilluar këtë sektor ekonomik duke filluar nga rimbursimi i karburantit.

Së pari, duhet rikthyer edhe një herë masa e rimbursimit të TVSH-së 20%, të paguajë fermeri me kosto fikse për çdo dynym dhe hektarë, të pluguar, diskuar, frezuar dhe të mbjellë aq sa ka mundësi për ti rimbursuar naftën, që ti shkojë të paktën 1 mijë lekë (të vjetra) litri i naftës. Kjo ul kostot dhe ai do të jetë më efektiv në prodhim. E dyta, mbroje nga konkurrenca e pandershme e importit. Këtu nuk jemi për luftë politike, duhet të kemi një pakt për të mbajtur fshatin të populluar, për të mbajtur fermerin lidhur me tokën”  u shpreh ish ministri i Bujqësisë.

Paraprakisht, në ndryshimet fiskale të propozuara në sistemin e taksave, nuk parashikohet rimbursim i naftës pavarësisht se ky është një nga premtimet e ministrit Bledi Çuçi dhe një nga kërkesat e fermerëve.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 11/11/2019 18:20

    FOLI DHE KOVACI...ke pas zanat te mire mor qen...

    Përgjigju
  • redi: 11/11/2019 10:03

    Sygjerimi i Prof. Panaritit per sumvencionimin e bujqesise eshte shume i drejte ,por baza per rritjen e te ardhurave eshte bursa bujqesore dhe ulja e cmimit te naftes per punimet e tokes nga makinerite. Per te eleminuar abuzimin te ipet 20% i cmomit te naftes ne dore fermerit .Qeveria te shohe dhe abuzimet me cmimet nga grumbulluesit si dhe te shkohet ne kontrata te firmosura para mbjedhjes se pridukteve bujqesore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja