Buxheti 2021/A mjaftojnë 22.2 mln euro për shuarjen e zjarreve? Vetëm për përballjen me flakët bashkitë marrin 10 mln euro, 8.1 mln për ‘Mbrojtjen' dhe 4.1 mln për emergjencat civile

Nga veriu në jug vendi është përfshirë nga zjarre, të përmasave të ndryshme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi me qindra hektarë pyje janë djegur. Në jug të vendit situata është më problematike, kryesisht në qarkun e Gjirokastrës dhe të Vlorës, ku flakët vijojnë prej 2 javësh.

Jo të pakta janë akuzat nga ekspertët dhe politika për menaxhimin e situatës, si për situatën financiare ashtu edhe për përdorimin e helikopterëve për të shuar zjarret, por nga ana tjetër vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i pushtetit vendor, sa i takon këtyre emergjencave.

Për vitin 2021, vetëm për të përballuar zjarret në dispozicion të bashkive janë vënë nga buxheti i shtetit 1.2 miliardë lekë ose rreth 10 milionë euro, nga 9,4 milionë euro që ishte në vitin e kaluar. Konkretisht për qarkun e Gjirokastrës buxheti që është në dispozicion për zjarret është 111,590 mln lekë.

FONDET PËR ZJARRET, QARKU GJIROKASTËR

  • Gjirokastër           29,441 mln lekë
  • Tepelenë              13,858 mln lekë
  • Përmet                 13,858 mln lekë
  • Memaliaj              13,333 mln lekë
  • Këlcyrë                 13,501 mln lekë
  • Libohovë              14,266 mln lekë
  • Dropull                13,333 mln lekë
  • Total                   111,590 mln lekë

Ndërsa për qarkun e Vlorës (përfshihen 7 bashki) paratë e vëna në dispozicion për emergjenca të tilla janë 96.6 milionë lekë.

FONDET PËR ZJARRET, QARKU VLORË

  • Vlorë                         12,765 mln lekë
  • Selenice                    13,333 mln lekë
  • Himarë                      12,883 mln lekë
  • Konispol                   13,333 mln lekë
  • Sarandë                     18,268 mln lekë
  • Delvine                     13,333 mln lekë
  • Finiq                         12,765 mln lekë
  • Total                        96,680 mln lekë

Nga ana tjetër mbi 8.1 milionë euro janë në dispozicion të Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Brendshme e cila përgjigjet për pasojat nga fenomenet natyrore, përmbytjet, zjarret apo tërmetet, fond 70% më i lartë se ai i vitit të kaluar.

FONDET PER EMERGJENCAT CIVILE

  • Viti 2015                779 mln lekë
  • Viti 2016                144 mln leke
  • Viti 2017                203 mln lekë
  • Viti 2018                479 mln lekë
  • Viti 2019                678 mln lekë
  • Viti 2020                434 mln lekë
  • Viti 2021                 1.1 mld lekë

Por përveç fondit të përcaktuar për emergjencën civile, për herë të parë për vitin 2021 është parashikuar edhe një fond prej 500 milionë lekësh ose 4.1 milionë euro për pushtetin vendor pikërisht për mbrojtjen civile.

Përpos buxhetit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për emergjencat që arrijnë në mbi 22.2 milionë euro për këtë vit, edhe bashkitë janë të detyruara me ligj që të ndajnë nga buxheti që i vihet në dispozicion nga qeveria 4% vetëm për fatkeqësitë natyrore dhe mbrojtjen civile.

Mirëpo mesa duket këto para nuk janë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të shmangur dëmet e mëdha.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 05/08/2021 05:38

    Urraaa ka mundesi per vjedhje me gjith keto lek.

    Përgjigju
  • Hason Barkderri: 04/08/2021 15:22

    Ushtri leshi, te gjthe ushtaret ne foto me bark :)

    Përgjigju
    • Ushtari me bark: 04/08/2021 18:35

      Tja rruash ushtarit, po te ishe burre I mire merre nje shkurre dhe ti è fikje zjarrin, apo power ranger ti nga interneti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë