Buxheti 2024, Rama: Garanton përfundimin e 30 shkollave të reja dhe hapjen e kantiereve të tjera

Buxheti 2024, Rama: Garanton përfundimin e 30 shkollave të reja dhe hapjen e kantiereve të tjera

Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2024, do të garantojë përfundimin e 30 shkollave të reja, si dhe nisjen e punimeve për shkolla të tjera.

Buxheti 2024, garanton përfundimin e 30 shkollave të reja dhe hapjen e kantiereve të reja”- shkruan Rama në facebook.

Më herët, kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se buxheti i vitit 2024, parashikon rritje të rrogave për 30 mijë mësues, mbi 14 mijë infermierë si dhe indeksim të pensioneve për 717 mijë pensionistë.

Të hënën pritet të mbahet seanca maratonë për miratimin e buxhetit 2024. Deputetët e 'grupit' të Bardhit dhe Berishës kanë paralajmëruar sërish bllokim të seancës ashtu siç kanë vepruar me seancat dhe me komisionet parlamentare gjatë 2 javëve të fundit

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë