Të hënën seanca maratonë për pr/buxhetin 2024, Porosia për deputetët e Berishës dhe Bardhit: Në aksion

Grupi i deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit paralajmërojnë bllokim të seancës së ditës së hënë, 20 nëntor, kur do të diskutohet projekt-buxheti për 2024.

“Shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës” tha Berisha.

Këtë fjali zgjodhi si paralajmërim Kreu I Rithemelimit Sali Berisha për seancën e hënë e të martë, 20 - 21 nëntor, kur parlamenti ka parashikuar të diskutojë për projekt-buxhetin e 2024. 

Megjithatë, Berisha refuzon të zbulojë nëse ky skenar do të jetë grevë urie, ashtu sikurse prej javësh artikulojnë por nuk veprojnë. Apo hedhja e gazit lotësjellës, tymuese e kaos, sikurse janë skenarët që diskutohen. 

“Ndiqni dhe do t’i mësoni live të gjitha aspektet e saj"

Ndonëse Sali Berisha e njeh drejtues edhe të deputetëve të tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi këtë herë respektoi paralajmërimin e kryetarit të Rithemelimit, e vetë nuk foli. 

Megjithatë, porositë nuk munguan. Nisur edhe mbi rezervat që një pjesë e deputetëve ‘aktivë’ në aksionet e seancave të shkuara kishin shprehur në mbledhjet e përbashkëta me dyer të mbyllura, deputetët janë porositur që në seancën e ditës së hënë të jenë të gjithë aktivë në skenarin për të bllokuar diskutimet për projektbuxhetin. 

Por teksa Rithemelimi e grupimi i Bardhit diskutonin skenarët sesi të bllokonin seancën, vetëm pak metra më tej, nga selia e PD zyrtare, deputeti i Lulzim Bashës, Arbi Agalliu njoftoi propozimin e 8 amendamenteve të buxhetit. 

Partia Socialiste, shprehu gatishmërinë për t’i diskutuar.   Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi tha në Report Tv tha se janë gati për t'i kaluar për shqyrtim në Komisionin e Ekonomisë, edhe pse sipas saj buxheti i prezantuar siguron mbështetje për të gjithë.

Jashtë diskutimit për seancën e së hënës nuk ngeli as kreu i PL, Ilir Meta. Ky i fundit ndonëse quan të drejtë kauzën e opozitës, la të kuptohej se deputetët e tij do të qëndrojnë të distancuar nga aksioni i së hënës.
 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Rendi i dites

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev