Buxheti 2025/ Malaj në Kuvend: S' prekim taksat! 1.6 mld euro investime, fokus insfrastruktura rrugore! Opozita: Bujqësia e diskriminuar! Edhe Braçe kritika: S'japim sa duhet

Tirane- Në buxhetin e 12-të në pushtet, për herë të parë, qeveria nuk prek sistemin tatimor, 2025-a nuk do të ketë asnjë ndryshim të taksave. 

“Është hera e parë që ne dalim pa një paketë fiskale, duke krijuar stabilitet fiskal dhe deri në vitin 2027 nuk do të ketë rritje të normave tatimore”, tha Malaj gjatë prezantimit të pr/buxhetit sot (18 nëntor 2024) në Kuevnd.

‘Portofoli’ i shtetit për vitin 2025, 8.2 miliardë euro do të shkojë për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, mirëqenie sociale, pensione, siguri e deri tek bizneset e reja.

“Në “zemër” të këtij projektbuxheti qëndron vizioni për një Shqipëri me një ekonomi më të fortë dhe sociale, u shpreh ministri Malaj.

1.6 miliardë euro do të shpenzohen vetëm për investime në infrastrukturën rrugore. 

“Në këtë buxhet sa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore është parashikuar Korridori 8 nga Elbasan në Lekaj; Bypassi i Elbasanit; Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës arteria me e rëndësishme industriale e vendit; Rehabilitimi i rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa, Berat–Ballaban; Korridori i 8 nga Elbasan ne Qafë Thanë”, tha ministri.

Edhe pse taksat nuk rriten, qeveria ka pritshmëri që në arkën e shtetit në 2025-ën të mbledhë 7.5 miliardë euro, rreth 410 milionë euro më shumë se ky vit.

“15.2  miliardë lekë nga miradministrimi tatimor dhe doganor; 14.8 miliardë lekë shtesë nga rritja ekonomike; 9.2 miliardë lekë shtesë nga efekti i politikave fiskale dhe politikat buxhetore të pagave. Siç shihet, për herë të parë burimi kryesor i rritjes së të ardhurave vjen nga miradministrimi dhe ulja e informalitetit”, tha Malaj.

Opozita në seancë plenare, shprehu rezerva mbi buxhetin. 


“Filozofia e kësaj qeverie është merrja të voglit për t’ja falur të madhit, oligarkë. Askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka shkaktuar vendit, është krijuar një situatë e paprecedentë me buxhetin”, tha Tabaku. 

“Pse e diskriminoni bujqësinë, i jepni vetëm 0.6% të PBB-së kur ajo kontribuon me gati 20%”? pyeti Mziu.

“Shikojeni këtu (tregon tabelën e buxhetit për bujqësinë në 2013) sa e financojmë ne bujqësinë. Kur ishte më mirë atëherë apo sot”?, përgjigjet Malaj.

Por kritika pati edhe në vetë radhët e mazhorancës.

“Për bujqësinë shkojnë vetëm 4 miliardë lekë, ky është problemi ministër. Ata fermerët atje hedhin mund e para për tokën, po ne do hedhim gjë. Kaq e thjeshtë është”, tha Braçe. 

Edhe në këtë seancë maratonë dedikuar buxhetit ‘mollë sherri’ u bënë pensionistët. Qeveria me planin e ri të skemës së pensioneve, e nga ana tjetër opozita që i quan gënjeshtra. 

“Sa do i rritet pensioni nënës time me buxhetin e 2025-ës, dhe mijërave të tjerë si nëna ime”, pyet deputeti i PD-së Dogjani. 

“Përveç bonusit të vitit të këtij viti, kjo politikë do të vijojë edhe në 2025-ën ku në varësi të rritjes ekonomike do të shtojmë edhe bonusin”, përgjigjet ministri.

Projektbuxheti i vitit 2025, për socialistët shkon një hap më tej drejt zhvillimit ekonomik, ul papunësinë nën 10%, redukton borxhin publik dhe nga ana tjetër garanton rritje ekonomike në masën 3.9%.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën