Buxheti 2025, Shehi ironi te ‘5 Pyetjet’: PS prioritet rrugët, te pensionet s'bëhen tender! Gjokutaj: Informaliteti 'sëmundja' më e madhe! Çoçoli: Viti më i mirë ekonomik në 3 dekada

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar në Report Tv projektbuxhetin 2025, i cili pritet të i cili do të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Shehi shprehet se qeveria nuk u ka kushtuar vëmendjen e duhur pensionistëve.

Për gazetarin Ilir Babaramo, kryetari i LZHK thotë me ironi se prioriteti i kësaj qeverie janë investimet publike, pasi vetëm aty mund të përfitojnë përmes tenderëve dhe jo te pensionet. 

“Njerëzit dëgjojnë që buxheti është 8.2 mld. Buxheti i sigurimeve për efekt të ligjit përfshihet brenda buxhetit, në fakt është një buxhet më vete është element kontributiv që e paguajnë vetë qytetarët dhe është një element tjetër që është subvencion shtetëror. Shpërndarjet kanë lloj lloj filozofish. Prioritetet e kësaj qeverie janë investimet publike, aty bëhen rrugët e shumë gjëra të bukura. Te rrugët e ujësjellësit ndërtimet bëhen dhe tenderët. Te pensionet nuk bëhen tender s’ka nevojë. Kështu qeveritë i çojnë te investimet, se mbetet lavdia e qeverisë që bëri këtë rrugë. Do mbahet mend ky tuneli i Llogarasë, do thonë që e bëri Rama. Të gjithë duan investimet publike, për propagandë. Duhen ca para për qeverinë, vetëm këtu dalin. Te pensionet s’dalin para", tha Shehi. 

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj thotë se sëmundja më e madhe e ekonomisë është informaliteti, për të cilin thotë se duhet një angazhim më i madh nga qeveria për ta luftuar.

“Informaliteti nuk është ulur në raport me të kaluarën. Kjo është detyra më e një qeverie për të angazhuar gjithë burimet që të rrisë vigjilencën fiskale. Informaliteti që është sëmundja më e madh e ekonomisë, përzier edhe me paratë e pista, natyrisht prodhon këto efekte në ekonomi që nuk maten më”, tha Gjokutaj.

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se ky është viti më i mirë ekonomik në 3 dekada.

Pr.buxheti 2025

Buxheti i vitit 2025 kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.

LEXO KËTU: Projektbuxheti i vitit 2025. 

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 22:03
    Fatos Çoçoli te ‘5 Pyetjet’: Po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit

    Duke komentuar projektbuxhetin 2025, më të madhin në histori, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë në Report Tv se po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit.

    “Ky buxhet s’ka asgjë rekord për të thënë, kur ke rritje buxheti do jetë gjithnjë me i lartë. Po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit. Buxheti i vitet të ardhshëm mund ta quash zgjedhor, s’ka taksa, s’ka paketë fiskale, nuk të rrit taksa. 6.1% janë investimet kapitale, për rrugë, shkolla të reja.

    Është buxhet që për arsimin publik jep 92 mln euro më shumë, për shëndetësinë 40 mln euro më shumë se këtë vit, ka 410 mln euro më shumë të ardhura”, tha Çoçoli në Report Tv.

    Ora 21:56
    ‘Këtyre të PS i dukem i luajtur mendsh’, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Duan investime publike se duhen ca para për qeverinë, s’dalin te pensionet

    Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë në Report Tv se ka kërkuar që në buxhetin e 2025 për pensionistët të shkojnë edhe 300 mln euro me qëllim rritjen e pensioneve.

    Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Shehi thotë me ironi se me këtë kërkesë Partisë Socialiste i duket i luajtur mendsh. Shehi thekson për gazetarin Ilir Babaramo se qeveria kërkon investimet publike, pasi vetëm aty merr ca para për vete.

    “Të gjithë duan investimet publike, për propagandë. Duhen ca para për qeverinë, vetëm këtu dalin. Te pensionet s’dalin para, te pagat s’dalin para. Edhe me dash me qenë i korruptuar s’ke çfarë merr aty. Unë u kam kërkuar 300 mln për pensionistët, u dukem i luajtur mendsh. Pensione me 120 mijë lekë të vjetra, nëse kjo qeveri s’ka kurajo me bo një kërcim që të jetë i ndjeshëm, që tu sigurojnë të paktën një 250 mijë lek pension. Pagën minimale e kemi çuar 400 mijë lek, rroga dhe pensioni duhet të qëndrojnë me një raport të paktën te 50%. Po të merrej kjo qeveri me prioritetin real, do e çonte tek pensionet”, tha Shehi në Report Tv.

    SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Devis: 12/11/2024 13:39

      Dicka nuk shkon. Eshte jo normalitet. Ndersa popullata rrudhet ne 2.5 mil shtetas buxheti rritet edhe me shume por jo per nkerzit. Por per "zera" qe te zhvasin parate. Ne 2004 buxheti zhvatej nga qeberia Nano ne fendin 500 mil euro...20 vite me vone 1 miliard....

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      2 Dhjetor, 20:45

      Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Dërgova raport negativ

    'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Dërgova raport negativ