Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

TIRANË - “Buxheti i solidaritetit”, kështu e ka cilësuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025.

“Ky është një buxhet solidariteti dhe i majtë, në sensin jo PS-PD, por i majtë në sensin e një politike sociale. Kush ka më shumë nevojë për mbështetje janë fëmijët dhe nxënësit, prandaj fokusin e kemi te shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Kanë nevojë studentët, prandaj edhe buxheti do ta subvencionojë prapë 100% abonenë e studentit. Kanë nevojë edhe studentët që nuk janë të Tiranës, dhe që jetojnë në Qytetin Studenti, të cilëve bashkia u paguan gjysmën e pagesës së konviktit”, tha Veliaj.

Mandej, ai tha se ndihet krenar që Tirana e 2025-ës do jetë një Tiranë, jo vetëm e mbushur me aktivitete kulturore, por edhe me suport për të gjithë.

“Më vjen mirë që me këtë buxhet solidar, në 2025 do kemi një Tiranë me ushqimin në shkolla, me transportin falas për gjyshet dhe për gjyshërit, me 5 shkolla të reja, sidomos në zonat periferike të Tiranës, dhe me kontributin më të madh për artin dhe për kulturën në vitin që Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Më tej Veliaj foli edhe për investimet në kulturë, teksa theksoi se në kuadër të vitit kur Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, do të investohet në dy muze lokalë. 

“Një muze tashmë e kemi blerë, është në pronë të bashkisë, janë Sarajet. Fillimisht, na u desh ta mbronim që të mos digjej, pastaj e bleu Bashkia e Tiranës për ta kthyer në një muze të qytetit, një shtëpi që është vërtet monument kulture. Shtëpia tjetër është garnizoni, ndërtesa kryesore te Garda. Edhe aty duam të kemi një muze të trashëgimisë tonë lokale. Vitin tjetër kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës do të investojmë në dy muze lokalë. Ndërkohë, për teatrin, le të më padisin ditë e natë, ai do të bëhet më i fortë, më i bukur, më i madh për 100 vitet e tjera”, tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Sporti në fokus të buxhetit 2025, Veliaj: Do të transformojmë stadiumin 'Selman Stërmasi' dhe pallatin e sportit 'Asllan Rusi'

1734196210_erioni.jpg

Tirana do ketë një tjetër stadium të madh, që do të shndërrohet në një tjetër destinacion për qytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës për buxhetin 2025 në shkollën “Sami Frashëri”, deklaroi se e njëjta gjë që u bë me stadiumin “Air Albania” do të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ai u shpreh se një investim i tillë i jep mundësi zonës të kthehet në një pol ekonomik dhe si shembull mori edhe investimin te Parku Olimpik.

“Duam të bëjmë të njëjtën gjë që u bë me stadiumin “Air Albania”  të bëhet edhe me stadiumin “Selman Stërmasi”, që t’i japim  Njësisë 5 një super mundësi për zhvillim, për ta kthyer në një pol ekonomik. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe me pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’. Një nga vendimet që morëm është që të bëjmë një histori suksesi si te Parku Olimpik dhe duam që këtë vit ta shfrytëzojmë maksimalisht për të bërë projektin dhe për të filluar ndërtimin aty. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe te kompleksi ‘Dajti’, me një super investim me fushën e futbollit, por edhe pjesa tjetër multisportive, multidisiplinore, të ketë gjtihashtu një investim nga Bashkia e Tiranës. Sporti, që na dha kaq shumë histori suksesi dhe krenarie këtë vit, të vazhdojë të jetë një prioritet për ne”, tha Veliaj.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Pësoi aksident me makinë pasi ra në luginë, ndërron jetën miliarderi dhe themeluesi i 'Mango'

Pësoi aksident me makinë pasi ra në luginë, ndërron jetën miliarderi dhe themeluesi i 'Mango'